Fundamenti

Kurteshi-Emini: Do të respektohen prioritetet e qytetarëve për investime në lagjet ku jetojnë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Cikli i dëgjimeve buxhetore, të cilin e ka nisur këtë javë Komuna e Gjilanit, pas Përlepnicës, Dobërçanit, Malishevës e Zhegrës, ka vazhduar sot në dy lagje të qytetit, Dheu i Bardhë dhe Dardania, ku po ashtu janë dëgjuar dhe evidentuar kërkesat e qytetarëve, të cilat do të përfshihen në listën e prioriteteve për investime gjatë vitit 2022.

Shpresa Kurteshi Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka thënë se banorët e lagjes Dardania, kanë identifikuar si prioritete të tyre rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe një qendër rinore te pjesa e parkut, kurse ata të lagjes Dheu i Bardhë kanë thënë se kanë nevojë për infrastrukturë, një çerdhe në Porodin, një nënkalim që e lidhë këtë pjesë me lagjen si dhe mbulimin e shtratit të lumit Stanishorka.

“Ne jemi duke bërë përpjekje maksimale si Komunë që investimet t`i shpërndajmë në mënyrë të balancuar, si në fshat, ashtu edhe nëpër lagje të qytetit, duke iu dhënë përparësi projekteve të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve dhe që identifikohen si prioritete prej vetë atyre”, ka thënë Kurteshi-Emini.

FIDANISHTJA

Përndryshe, cikli i dëgjimeve buxhetore vazhdon në lokalitetet tjera, sikurse takime të veçanta do të mbahen edhe me gra, rini dhe komunitete.

Komuna e Gjilanit i shpërndanë investimet në konsultim me qytetarin, i cili i njeh dhe i ndjen më së miri nevojat e lokalitetit ku jeton, ka thënë Shpresa Kurteshi-Emini.

Dëgjimet buxhetore organizohen nga Komiteti për Politikë dhe Financa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.