Fundamenti

Kurteshi e Shaqiri kritikojnë raportin financiar për vitin 2012

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ismajl Kurteshi dhe Nexhmedin Shaqiri kanë kritikuar raportin e drejtorisë për buxhet dhe financa për vitin 2012.

Ismajl Kurteshi kryetar i VV në Gjilan tha se bazuar në Raportin Financiar të komunës për vitin 2012 del se borxhet e Komunës vazhdimisht po rriten. Sipas tij derisa në fund të vitit 2011 Komuna e Gjilanit kishte 2.541.323 euro borxh, ajo në fund të vitit 2012 kishte 3.291.925 euro borxh, ose rreth 800.000 euro më shumë se një vit më parë.“Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje kërkon nga kompanitë që i fitojnë tenderët nga komuna e Gjilanit që t’i respektojnë procedurat dhe të mos punojnë pa zotimin e mjeteve nga Komuna” ka thënë Kurteshi.

Kurteshi i ka quajtur çmime astronomike edhe projektet si sigurimi fizik i objekteve komunale për vitin 2012 i cili ka kushtuar 232.441 euro. Për mbikëqyrjen e projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Mirusha faza II” janë paguar 89.280 euro, ose rreth 3% e vlerës së projektit. Shpenzimet e udhëtimeve brenda vendit ka kushtuar. 211245 euro.
Karburant për vetura 105.156 euro. Regjistrimi, sigurimi dhe mirëmbajtja e automjeteve 51.570 euro. Udhëtimet jashtë vendit gjatë vitit 2012 kanë qen 51.792 euro. Shpenzimet për dhe rreth udhëtimeve jashtë dhe brenda vendit buxhetit të Komunës i ka kushtuar rreth 420.000 euro. Për dreka zyrtare janë raportuar 77.436 euro. Nuk dihet sa kanë kushtuar darkat gjysmë zyrtare!?

Kurteshi ka përmendur edhe vendimet e gjykatës 125.359 + 42.430 euro = 165.779 euro Qiraja për ndërtesën e Çerdhes 43.389 euro. Furnizim me rrym gjenerimi 167.893 euro. Mirëmbajtja dhe pastrimi i parqeve dhe hapësirave publike të qytetit: Në vitin 2009 ka kushtuar 33.727 euro. Në vitin 2010 ka kushtuar 149.687 euro. Në vitin 2012 ka kushtuar 297.350 euro. Për tri vite çmimi i këtij shërbimi është rritur 900 % mendon Kurteshi

UBT

Kurteshi ka dhënë vërejtje edhe tek shpenzimet kapitale. Si shpenzime kapitale komuna i ka kualifikuar edhe pagesat e vendimeve gjyqësore 42.430 euro. Shpenzimet për transfero të kapitalit 234.430 euro. Blerja e mobilieve 3457 euro. Blerjen e kompjuterëve 3447 euro etj ka thënë ai derisa ka përmendur edhe shpenzimet e Kuvendit Komunal ku janë shpenzuar 163.983 euro për paga dhe mëditje ose mesatarisht rreth 4.000 euro në vit për një këshilltar.

Edhe zyra e kryetarit për paga dhe mëditje në vitin 2011 kanë qen 184.323 euro, kurse në vitin 2012 për paga dhe mëditje të kësaj zyre janë shpenzuar 216.082 euro ose rreth 32.000 euro më shumë edhe pse rrogat zyrtarisht nuk janë rritur tha Kurteshi.

Edhe Nexhmedin Shaqiri nga nënkomiteti për ekonomi në VV tha se Komuna e Gjilanit ka hyrë në spirale të rrezikshme, për të cilën i bëjmë me dije operatoreve ekonomik të cilët kanë nënshkruar kontrata për kryerjen e projekteve, si dhe ata të cilët synojnë që ta kenë partner komunën duhet të jenë shumë të kujdesshëm për afarizmin e tyre, sepse ata mund të i rrezikojnë bizneset e tyre, në veçanti se në këtë vit do të mbahen zgjedhjet e reja gjë që do ta ndërrojnë strukturën qeverisëse të komunës e cila nuk do t’i ketë në prioritet shlyerjen e obligimeve të deritashme të autoriteteve komunale tha Shaqiri.

Sipas tij një politikë e tillë e krijimit të borxhit publik është “jo fer”, jo profesionale dhe jo etike, si e tillë është e dëmshme për të gjithë qytetarët e komunës, si për taksapaguesit ashtu edhe për operatoret ekonomik, si e tillë do të dëmtojë zhvillimin ekonomik, politik, social dhe do ta e bën komunën si vend me perspektivë të dobët për investime./rajonipress/