RCCOLA

Kurrsesi të merren vesh-pritet ndërhyrja e Naim Tërnavës

/ 2 minuta lexim

Gjilan- Katër persona fillimisht janë dërguar në polici dhe pas marrjes në pyetje nga prokurori janë liruar tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë.

Mosmarrëveshjet rreth imamit në lagjen Dardania kanë vazhduar edhe këtë javë. Madje të shtunën ka pasur punë edhe policia për të qetësuar situatën. Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se katër persona e kanë penguar faljen e imamit Mustafë Bajrami me xhematin e tij. Ata janë dëgjuar nga prokurori dhe më pas janë liruar tha Hashani.

RCCOLA

Për shkak të pengesave të vazhdueshme policia është e detyruar nëse është e nevojshme edhe të kujdestarojë aty gjatë faljes tha Hashani. Ndryshe katër personat që janë dërguar në polici kanë përkrahur kandidatin për imam të kësaj xhamie Zijadin Leka. Ata konsiderojnë se në mënyrë të vazhdueshme janë provokuar nga Mustafë Bajrami.

Ndërkaq siç merr vesh rajonipress të dielën për ta qetësuar situatën në Gjilan pritet të vijë edhe Naim Tërnava i cili pritet t`i bëjë bashkë palët në konflikt. Në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe Qemajl Mustafa dhe përfaqësues të policisë./rajonipress/