Uji Dea

Kurrë nuk do ta falja tradhtinë

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Leonora Novobërdaliu është bukuroshja prishtinase e cila është e dhënë pas modelimit. Ëndrra e saj fëmijërore ka qenë që një ditë të bëhet modele, dhe tani ajo pretendon të bëhet një modele e famshme.

Leonora aktualisht është e përqendruar ndaj fushës së modës dhe studimeve të ekonomisë. Ajo në të ardhmen përveç se dëshiron të bëhet një modele e njohur botërore, shpreson të bëhet edhe një biznesmene e suksesshme. Përkushtimi ndaj këtyre dy pasioneve ka bërë që ajo mos të mendoj fare për dashuri.

Mbase edhe mosha që ka, ndikon që Leonora dashurinë ta lë për më vonë. Në intervistën dhënë “Zërit” modelja flet për punën, dëshirat dhe planet për të ardhmen.

– Modelimi ishte rastësi për ju?
– Modelimi nuk ishe rastësi për mua, sepse më ka pëlqyer qysh e vogël kur kam qenë. Në fakt kjo ka qenë ëndrra ime fëmijërore, gjithmonë kam ëndërruar që një ditë të ngjitem në pista të modës dhe ja që gradualisht kjo dëshirë e imja e kahmotshme është duke mu plotësuar.

– Çfarë po të ofron momentalisht modelimi?
– Modelimi aktualisht është duke më ofruar mundësinë për ta njohur botën e modës. Vazhdoj të kem eksperienca të reja dhe oferta të mira pune. Në fakt tani e tutje do të jem më aktive në fushën e modës.

– Ke arritur atë që e prisje, apo ka akoma kohë?
– Deri më tani jam e kënaqur me atë që kam arritur. Mirëpo kërkesat gjithnjë janë për më shumë dhe kështu që edhe unë gjithmonë mundohem për të arritur më shumë. Pretendimet e mia janë që një ditë të arrijë deri në kulmin e modelizmit.

– Jo gjithmonë modelet ndahen të kënaqura me bashkëpunëtorët, juve si po ju shkon puna?
– Unë bashkëpunoj me radiotelevizionin 21. Jam shumë e kënaqur sepse janë ata që më kanë përkrahur dhe vazhdojnë të më përkrahin.

– Do pranoje një ofertë të mirë për të pozuar nudo?
– Nuk jam pro pozimit nudo sepse nuk më pëlqen fare të zhvishem vetëm për një ofertë të mirë. Natyrisht që edhe kjo është pjesë e fushës së modës, mirëpo mua nuk më pëlqen dhe nuk dua ta praktikoj.

Mobi Casa

– Cilat tipare pëlqeni tek vetja?
– Jam një tip i thjeshtë dhe mundohem të jem sa më e sinqertë me të gjithë. Tek vetja e çmoj sinqeritetin.

– Modelimi është pasion apo profesion i juaji?
– Modelimin e konsideroj si një hobi im, sepse unë studioj biznesin ndërkombëtar. Dhe në të ardhmen shpresoj të punoj në këtë profesion, modelimi do të mbetet një hobi i imi.

– Cila është modelja që pëlqeni më shumë?
– Modelja e cila më pëlqen më së shumti është Irina Shayk, në fakt shumë herë inspirohem nga ajo. Uroj që të kem famën e asaj.

– Dëshira juaj në modelim?
– Edhe unë si shumë modele tjera ëndërroj që një ditë të prek pistat botërore. Dua që ta shijoj kënaqësinë që ta ofron fusha e modës jashtë vendit.

– Bënë një punë tjetër jashtë modelizmit?
– Punoj në një kompani si zyrtare për menaxhim të thirrjes.

– Është Leonora e dashuruar? – Jo, ende nuk jam e dashuruar. Tani jam e përkushtuar ndaj punës dhe krijimtarisë sime në fushën e modelizmit dhe mendoj se ende është herët për dashuri. Jam vetëm 18 vjeçe dhe e kam karrierën përpara.

– Do e falje tradhtinë? – Jo, asnjëherë, jam një tip shumë temperament dhe kurrë nuk e kisha falur një person i cili më tradhton. Përderisa ka tradhti në dashuri, atëherë ajo dashuri nuk është e sinqertë për mua.

– Përveç modelimit, cila është dëshira juaj për të ardhmen? – Padyshim se përveç ëndrrës për t’u bërë një modele me famë botërore, unë dua të bëhem edhe një biznesmene e suksesshme. Profesioni në të cilin jam duke studiuar kam përshtypjen se do të më ndihmoj në suksese të biznesit./zeri/