Fundamenti

Kur u hap kafeneja e parë në Gjilan

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Bazuar në literaturën e gjertanishme, kafenenë e parë në Gjilan, në kohën osmane, e kishin hapur Maskatarët – cincarë nga qyteti i Velesit të Maqedonisë. Ata fillimisht kishin hapur një furrë të bukës, nga e cila kishin pasur fitim të mirë dhe pastaj e hapin edhe kafenenë në qendër, afër urës, në të majtë të lumit Mirusha.

Për të ardhur myshterinjtë në kafenenë e tyre, ata kishin ndërtuar një urë prej druri, e cila e mori emrin e themeluesve dhe njihet si Ura e Maskatarit. Vizitorë të parë të kafenesë ishin pandurë (policë), oficer e ushtar osmanë dhe kalimtar të rastit.

UBT

Mes dy luftërave botërore, në vendin e kësaj kafeneje ishte hapur një bankë private dhe një furrë buke thuhet në librin e Aliriza Selmanit:”Gjilani qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX”./rajonipress/