FIDANISHTJA

Kur “punët e hairit” të qeverisjes Haziri ndëshkohen nga votuesit

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Lutfi Zharku edhe pse e përuroj fillimin e punimeve në dalje të Gjilanit në Livoq, megjithatë votuesi nuk u mashtrua. Lutës punët e hairit ju kthyen bumerang dhe ka shumë gjasa që ngjashëm të pësoj edhe në zgjedhjet lokale thonë qytetarët.

Një banor i fshatit Livoq po punonte përskaj rrugës e cila u përuruar zyrtarisht me shumë pompozitet nga Lutfi Haziri dhe Lutfi Zharku në prag të zgjedhjeve.

Por votuesit tashmë janë vetëdijesuar dhe nuk po bien në provokime të tilla. Një banor i Livoqit derisa po punonte përskaj rrugës në Livoq tha se kjo rrugë ishte për nevojat e fushatës, por ne nuk u mashtruam. “Bile përkundrazi na irituan sepse na dëmtuan pronat dhe livadhet që i kemi afër. Kur të rrejsh popullin të gjanë më e keqja e Luta ka me gjetën edhe ma keq në zgjedhjet lokale” u shpreh ky banor.

Lutfi Haziri ka promovuar shpesh projekte nën logon “punët e hairit”, por si duket kjo filozofi nuk i dhezi në zgjedhjet e përgjithshme.

Uji Dea

Selmani një qytetar rreth të 60-ve thotë se kur pushteti e rrenë qytetarin atëherë ndëshkimi është i pritun. “Politika është rruspi, ama këta politikanët tanë shumë po na krypin” tha Selmani me ironi.

Gëzimi një student gjilanas thotë se komuna e Gjilanit nuk ka pasur projekte apo investime serioze në sektorin e rinisë. “E kemi pasur një Task Forc të kulturës e cila kurrw s`ka funksionuar. Ajo u krijua për të punësuar militantë partiak dhe analfabetët e qytetit sepse kurrw hajr prej atij sektori nuk ka pasur”.

Edhe Zymeri një punëtor krahu thotë se ka qenë disa here te zyra e Lutës, por e ka të vështirë ta kontaktojë. “Kur po shkojë te dyert e komunës veç truproja po shoh tuj pi cigare edhe nuk po lanë me hyp naltë. Kryetari është për qytetarin dhe nëse nuk e pret popullin mjerë për ta çka e gjen në zgjedhjet lokale” tha Zymeri.

Luani një jurist i papunë tha se Lutfi Haziri të vetmin shpëtim e ka Vetëvendosjen. “Nëse Vetëvendosje e ndihmon në zgjedhjet lokale atëherë mund të del nga kriza, në të kundërtën Luta humbjen e ka të sigurt sepse është krijuar perceptimi qytetar se kjo qeverisje po e dëmton qytetarin me drejtor të paditur dhe me klane mafioze të krijuara brenda qeverisjes komunale. Shikoni ndërtimet dhe e gjeni përgjigjen. Pyetne Lutën pse kurrw nuk e bëri riformatimin dhe asnjehër nuk guxoj me i largue drejtorët problematik dhe ata që e kanë shkatërruar këtë qytet”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.