UBT

Kur prodhimet vendore kushtojnë më shumë se ato të importit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në tregun e Kosovës ka shumë produkte ushqimore, të cilat edhe pse prodhohen në vend, kushtojnë më shumë se ato të importuara. Një krahasim i thjeshtë në marketet e Prishtinës tregon se mielli, sheqeri, kafja dhe qumështi vendor kushtojnë më shtrenjtë se të njëjtat produkte të sjella nga Shqipëria, Maqedonia ose Bosnja.

Në disa markete në Prishtinë 5 kilogramë miell nga Maqedonia kushtojnë 4 euro e 15 centë, ndërkaq produkti i njëjtë nga Kosova, rreth 4 euro e 45 cent, transmeton albinfo.ch.

Çmimi i 1 kilogrami sheqer nga Shqipëria kushtonte 1 euro e 5 centë, ndërkaq nga Kosova rreth 1 euro e 22 centë, shkruan rtklive.com. Një litër qumësht i një prodhuesi kosovar po kushton rreth 1 euro e 15 centë, ndërkaq një prodhuesi nga Bosnja 1 euro e 12 centë. Çmimi i 100 gram kafeje të prodhuar nga Shqipëri kushton 1 euro e 25 centë, ndërkaq po i njëjti produkt i prodhuar në Kosovë 1 euro e 59 centë.

FIDANISHTJA

Ndërkaq çmimi i vajit të prodhuar në Kosovë por edhe shtetet tjera ishte pothuajse i njëjtë, rreth 1,39 centë. Ndërkaq, çmimet më të ulëta se ato të shteteve tjera i patën çajrat si dhe një pjesë e produkteve të kujdesit personal.

Njohësit e ekonomisë përmendin faktorët që po ndikojnë që produktet vendore të shiten më shtrenjtë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë muajit maj krahasuar me prillin e këtij viti, çmimet e konsumit janë rritur për 0.3%. Ngritje kanë pasur çmimet e bukës dhe drithërave, pemëve dhe perimeve, ujit mineral, lëngjeve si dhe shërbimeve tjera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.