GRANDEMALL

Kur politikanët i devalvojnë vlerat institucionale

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nuk ka përparim dhe zgjidhje të problemeve, nëse edhe në të ardhmen, ia, bëjmë qejfin këtyre politikanëve lokal dhe provincial, të cilat me politikën e tyre lokaliste i kanë devalvuar vlerat e institucioneve si dhe kanë keqpërdorur votën e lirë të qytetarit ka thënë Nexhmedin Saqipi.

Kohëve të fundit, në skenën tonë politike, rotacioni është bërë si modë. Këtë term më së shumti po e përdorin partitë politike, të cilat kanë bërë pjesë aktive në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Për t’i kënaqur apetitet e pafund të Riza Halimit, kryetarit shumëvjeçar të PVD-së, partitë pjesëmarrëse në këtë nivel të zgjedhjeve, ia bëjnë qejfin partnerit të tyre, që i pari të shkoj dy vjet deputet në parlamentin serb, ndërsa dy vitet e tjera tu takojnë partive të tjera LPD dhe UDSH.

Në këtë valle mbet pa u përfshirë Skender Destani, kryetar i BDL-së, i cili pa rezervë kërkon hisen e tij.

ARKATANA

Riza Halimi, për t’i amortizuar kërkesat e shumta të partnerëve të koalicionit të zgjedhjeve parlamentare, i cili me vota të vjedhura dhe të falura nga partitë pushtetare serbe, arriti të siguroj një mandate në Kuvendin e Serbisë. Ai, lëre se nuk skuqet nga këto dallavere, por shkon më larg për të krijuar një koalicion artificial edhe me partitë shqiptare në Komunën e Bujanocit, duke iu ofruar atyre rotacion edhe në pushtetin lokal, madje edhe duke i nxitur të formojnë pushtet multietnik.

Nexhmedin Saqipi, kryetar i Partia Demokratike Kombëtare,në lidhje me këtë dukuri joprogresive për politikën shqiptare ka vlerësuar duke thënë se: “ Nuk ka askund në botë kësi lloj pazari politik ,mandatet të ndahen në dysh-tresh e katërsh, për t’i realizuar orekset e tyre politike. Zgjedhjet mbahen me mandate katërvjeçar e jo siç ofron Riza Halimi, i cili nuk zgjedh mjete e metoda për të mbetur në pushtet, ai, ka bllokuar financat e fushatës zgjedhore për LPD, UDSH e BDL, në mënyrë që t’i realizoj kërkesat e tij pushtetare”.

Gjithashtu, Saqipi ka shtuar se ” Është një dukuri që spektri politik i këtij rajoni i duron marifetet politike të disa politikanëve , të cilit në tubimet zgjedhore si dhe në tubimet e përvjetorët e UÇPMB-së, vetknaqen ta quajnë veten deputet edhe kur i skadon mandati, ashtu siç vetknaqen ta quajnë veten kryetar edhe disa ish kryetarë, të cilëve u ka kaluar mandati”.

“Nuk ka përparim dhe zgjidhje të problemeve, nëse edhe në të ardhmen, ia, bëjmë qejfin këtyre politikanëve lokal dhe provincial, të cilat me politikën e tyre lokaliste i kanë devalvuar vlerat e institucioneve si dhe kanë keqpërdorur votën e lirë të qytetarit” ka thënë Saqipi.(marrë nga terrnocipress)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.