Mobi Casa

Kur polici akuzohet për zbulim të fshehtësisë zyrtare

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Polici Jonuz Korça akuzohet nga departamenti për krime të rënda pranë Prokurorisë Themelore të Gjilanit për veprën penale “zbulim i fshehtësisë zyrtare”. Në aktakuzën e prokurorit Isuf Sadiku thuhet se Jonuz Korça me profesion polic ka dërguar një informatë të paautorizuar tek një person tjetër e cila informatë është llogaritur se përbën fshehtësi zyrtare.

Jonuz Korça polic në Gjilan po akuzohet për veprën penale “zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

Në aktakuzën e ngritur nga prokuror Isuf Sadiku thuhet se Jonuz Korça më 7 janar 2013 pa autorizim ka kumtuar një informatë personit tjetër që përbën fshehtësi zyrtare.

Hidromorava

Korça sipas aktakuzës e ka thirrur në telefon personin e quajtur Liridon Sylejmani i cili dyshohet se ka kryer një vepër penale, dhe i thotë “ruaju se po vijnë me të marrë policia”, dhe realisht kur policia kanë shkuar në shtëpinë e Liridonit nuk e gjejnë atë ndërsa të nesërmen i njëjti lajmërohet vullnetarisht në polici saktëson aktakuza.

Sipas aktakuzës Jonuz Korça e ka mohuar faktin se e ka këshilluar Liridon Sylejmanin në telefon që të ruhet se po vijnë për ta marrë policia.

Ky proces gjyqësor pritet të fillojë së shpejti derisa janë paraparë pesë dëshmitarë si dhe provat dhe argumentet e shumta të prokurorisë siç janë telefonat, transkriptet etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.