Hidromorava

Kur legjendat e futbollit bëhen bashkë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në turneun futbollistik të veteranëve të futbollit “Raci, Reshi,Gashi”, në shkallët e stadiumit sintentik u panë dy legjendat e gjalla të futbollit gjilanas Fahredin Sherifi e Ekrem Beqiri-Rukovci. Dy legjendat futbollistike, Fahredin Sherifi 79 vjeçar e Ekrem Beqiri-Rukovci 67 vjeqarë, u takojnë gjeneratave të ndryshme në futbollin Gjilanas.

Respekti ndaj këtyre dy futbollistëve të shquar u pa edhe në këtë turne memorial futbollistik nga shumë shikues e futbollist.

Mobi Casa

Në shenjë të nderimit organizatori i memorialit, Sherifin e përcaktoi që ti dhuron mirënjohjen SC Gjilanit, ndërsa Rukovci u përzgjedh si anëtar i komisionit për përzgjedhjen e futbollistit më të mire të turneut.

Ishte kënaqësi e nder të jesh pranë dy legjendave futbollistike në periudha të ndryshme e që ishim krenar me paraqitjen e tyre në fushat e blerta të futbollit./rajonipress/