HW

Kur Kosova voton kundër vetvetes

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Nexhmedin Saqipi – Në një moment historik kur Kosova kishte nevojë për maturi politike, tolerancë shoqërore dhe mbështetje ndërkombëtare, u zgjodh rruga e përplasjes dhe logjikës autoritare.

Zgjedhjet e fundit në Kosovë nuk shënuan fitoren e vizionit shtetformues, as të demokracisë funksionale. Ato u dominuan nga inati, populizmi dhe manipulimi i zhgënjimit qytetar. Nuk ishte populli që foli lirshëm, por një masë e lodhur dhe e keqpërdorur, e shtyrë të votojë kundër interesit të vet dhe kundër vetë shtetit.

Në vend që të triumfonin vlerat, përgjegjësia dhe përvoja institucionale, u ngritën figura konfliktuoze, arrogante dhe politikisht të paafta, të cilat pushtetin e shohin si mjet hakmarrjeje dhe jo si përgjegjësi publike. U përbuzën intelektualët, profesionistët dhe njerëzit e ndershëm, ndërsa mediokriteti, militantizmi dhe padija u kthyen në standard.

ARKATANA

Fitorja e Vetëvendosjes nuk erdhi nga një projekt serioz shtetëror, por nga mobilizimi i inatit dhe ndërtimi i një narrative përçarëse. Në vend të unitetit u prodhua konflikt, në vend të stabilitetit – izolim, në vend të dialogut – arrogancë. Në një moment historik kur Kosova kishte nevojë për maturi politike, tolerancë shoqërore dhe mbështetje ndërkombëtare, u zgjodh rruga e përplasjes dhe logjikës autoritare.

Këto zgjedhje nuk u zhvilluan në kushte të barabarta dhe as plotësisht demokratike. Për muaj me radhë, pushteti u mbajt me presion, manipulim, kapje të institucioneve dhe keqpërdorim ekstrem të parasë publike. Kushtetuta u anashkalua, ligji u shndërrua në instrument partie, ndërsa shteti u trajtua si pronë politike.

Historia po përsëritet me një formë të re brutaliteti: Kosova nuk po dëmtohet nga armiqtë e jashtëm, por nga bijtë e vet. Për pushtet të përkohshëm dhe privilegje të ngushta, u sakrifikuan vlerat, dinjiteti dhe e ardhmja. Kjo nuk ishte një fitore politike, ishte një paralajmërim i rëndë për çmimin që do të paguhet nesër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.