Fundamenti

Kur koncertet mbahen në rrugë

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Nga Demir Krasniqi- Një organizim i këtillë , më së miri dëshmon se sa përbuzet e nëpërkëmbet folklori ynë tradicional dhe është treguesi më i mirë se si nuk duhet organizuar fare kësi lloj spektaklesh muzikore !

Në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Diasporës-2012”, që u organizua në Gjilan, nga ana e DKRS së këtij qyteti, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Diasporës , pos shumë aktiviteteve tjera , u organizua edhe një Koncert me interpretuesit e këngës dhe muzikës folklorike .

Rrethanat dhe ambienti në të cilin u organizua ky aktivitet kulturor , dëshmuan më së miri se si nuk duhet organizuar një Koncert i tillë !
Me që , ka kohë e vite që koncerteve dhe manifestimeve të tilla , nuk iu mbeti ma vend nëpër sallat adekuate kulturore, ato u qitën në rrugë, sheshe, kodra e male, por jo në sallat koncertale !

Kështu është vepruar edhe në qytetin e Gjilanit, që pas përfundimit të luftës, ku pjesa dërmuese e aktiviteteve kulturore janë mbajtur në binat e improvizuara përpara Teatrit të Qytetit, përkatësisht në sheshin Agim Ramadani .

Edhe aktivitetet e sivjetme kulturore të cilat u mbajtën në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Diasporës-2012”, u mbajtën po në atë shesh, por jo edhe Koncerti i muzikës folklorike me interpretuesit e Gjilanit dhe të Anamoravës ?!

Çuditërisht , atë mbrëmje të datës 26 Korrik, kur edhe ishte paralajmëruar ky Koncert, paraprakisht ishte hequr bina dhe të gjitha skenat e mëparshme ?!
Organizatorit të këtij Koncerti, nuk i kishte mbetur vend tjetër, pos që të stacionohet në platonë e oborrit të sallës së ish Kinemasë së Qytetit, vend ky prej ku nuk mund të shikohet, as të dëgjohet asgjë nga qytetarët !

Në atë oborr , nuk kishte as kushte minimale për mbajtjen e një koncerti të këtillë! Nuk kishte as karrige për t’u ulur vizitorët, madje as vet pjesëmarrësit e këtij Koncerti !
Koncerti i kësaj mbrëmje ishte paraparë që të fillojë nga ora 21.00, kohë kjo që ishte jashtë çdo norme të koncerteve të këtilla . Mungonte bina, mungonte skena, mbishkrimet dhe çdo gjë që e karakterizon skenografinë e një Manifestimi të këtillë !

Në kohën kur ishte paraparë fillimi i programit të këtij Koncerti (ora 21.00), filluan ulërimat e rregullimit të teknikës së zërimit, duke e përsëritur hiq më pak se gjysmë ore refrenin :”Test! Test!”…

Mobi Casa

Në ndërkohë, filluan që të vijnë disa folklorist të ftuar për pjesëmarrje në këtë Koncert . Aty, u pa se pjesa dërmuese e interpretove të këtij zhanri muzikor, ose nuk ishin ftuar fare , ose nuk iu kishin përgjigjur ftesës !

Në mesin e interpretuesve folklorik, të cilët kishin ardhur për të marrë pjesë në programin e këtij Koncerti, vërehej një laramani e paparë e kostumografisë , ku disa kishin ardhur me veshje komplete kombëtare, disa me komplete të përziera civile dhe kombëtare, disa me plisa të bardhë, disa pa plisa, disa me rroba civile, madje edhe me pantolla të shkurtra verore ?!

Në ora 21.00, kur do të duhej të fillonte programi, tek atëherë i kishte shkuar ndër mend dikujt që t’i sjell dy-tri postava të bardha (si ato të jorganëve) , për t’i vendosur mbi muret e ndërtesës së Kinemasë, e po ashtu edhe nja dy-tre qilima të cilët i shtruan mbi shkallët e Kinemasë, kinse për ta improvizuar ambientin e odës tradicionale !

Prania e qytetarëve të interesuar për përcjelljen e këtij Koncerti, nuk dukej askund. Madje, sa për kurbetçinj , as që mund të flitej se kishte ardhur dikush ! Nuk kishte as mjete të informimit publik. Publiku i rastësishëm që gjendej aty, ishte kryesisht në përbërje të fëmijëve të mitur , rreth 20-30 sish dhe disa përcjellës të tyre .

Programi i këtij Koncerti , filloi tek pas orës 21.30 minuta . Organizatori i këtij Koncerti, nuk e kishte sajuar as programin e pikave muzikore, madje nuk kishte siguruar as moderatorë të programit ! Nuk dihej fare se kush do të prezantohet para publikut, as çka do të këndohet aty!

Askush nga zyrtarët komunal nuk ishte i pranishëm në këtë program. Askush nga Ministria e Kulturës, askush nga Ministria e Diasporës !…
Askush nga zyrtarët komunal nuk e tha qoftë edhe një fjalë të vetme përshëndetëse para të pranishmëve , të cilët qëndronin në një ambient i cili më tepër i ngjante një kopshti veror të fëmijëve, se sa një Koncerti për të rritur !

Një organizim i këtillë , më së miri dëshmon se sa përbuzet e nëpërkëmbet folklori ynë tradicional dhe është treguesi më i mirë se si nuk duhet organizuar fare kësi lloj spektaklesh muzikore !