UBT

Kur historia flet vet: Çka i tha profesori Ruzhdi Ismajli, kryeshefit të Punëve të brendshme të Serbisë Radmillo Bogdanoviqit në vitin 1990

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Profesori Ruzhdi Ismajli i cili tani e 16 vite nuk jeton në mesin tonë, ishte një intelektual e atdhetarë i pathyeshëm i cili një jetë ja kushtoi nxënësve dhe atdheut të tij Kosovës. Profesor Ruzhdiu njeherit ishte edhe ndër themeluesit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë e degës së LDK-së në Gjilan. Ai me largpamësinë e tij dhe dashurinë ndaj nxënësve dhe atdheut, në kohën kur okupimi Serb i mbylli të gjitha shkollat profesor Ruzhdi e hapi shkollën e mesme të Mjekësisë, duke ju hap shtigje të reja rinisë së Kosovës në kohën e okupimit të shtetit serb në Kosovë. Profesori i Gjuhës Shqipe, Ruzhdi Ismajli, ishte i pa kompromis dhe shumë i vendosur kur bëhej fjalë për çështjen e nxënësve dhe shtetit të Kosovës, ai ju kundërvu sistemit totalitar Serb në mënyra të ndryshme.

Pikërisht tani e 31 vite më parë në Kosovë ishin helmuar rreth 8000 nxënës nga aparatura shtetërore e Serbisë me gazra toksike, Sarin e me helme të tjera, i cili njeherit ishte sulmi më anti njerëzor ndaj nxënësve të pafajshëm.

Po atë ditë në qytetin e Gjilanit kishte ardhur Ministri i Punëve të brendshme të Serbisë, Radmillo Bogdanoviq, për të parë nga afër situatën e helmimit të nxënësve dhe me takimin që kishte pasur me profesorët nga Gjilani ishte kthyer kokulur.

Hidromorava

Profesori i Gjuhës Shqipe, Ruzhdi Ismajli, i kishte reaguar ashpër në sy Ministrit Serb, Bogdanoviq, duke ja përkujtuar se helmimin e nxënësve e ka bërë shteti Serb dhe në asnjë moment, asnjë aparaturë ushtarake e policore nuk mundet ta ndal synimin e popullit shqiptarë drejt lirisë.

Një moment të tillë e kujton ish-profesori, Abdulla Elezi, i cili me shumë krenari kujton fjalët e profesor Ruzhdiut, fjalë të cilat ja tha Ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Radmillo Bogdanoviqit.
“Ju ndaj nxënësve Shqiptarë anembanë Kosovës keni bërë sulm anti-njerzor, keni helmuar mbi 8000 nxënës, keni bërë gjenocid të tmerrshëm por ju kurrë nuk do të mundeni ta ndalni gjuhën shqipe në këtë vend, duhet ta kuptoni se ne nuk pajtohemi me regjimin e aparaturës policore e ushtarake të Serbisë. Jeni duke bërë diskriminim në arsimin e popullit shqiptarë, ju asnjëherë dhe kurrë nuk do të mundeni të na impononi kushtet e Serbisë në këtë vend, ne do të vazhdojmë ti edukojmë nxënësit tanë në frymën tonë, ndërsa shteti i juaj nuk është tjetër përpos një shtet gjenocidial”, këto ishin fjalët e profesor Ruzhdi Ismajlit, i cili sot e 31 vite më parë i kujton me nostalgji profesor Abdulla Elezi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.