Eko Higjiena

Kur është në pyetje Kosova, Amerika e ka fjalën e fundit

/ 2 minuta lexim

Edhe pse dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtarisht bëhet nën kujdesin e Bashkimit Evropian, hyrja në fazën kritike shënon rolin vendimtar të Washingtonit.
“Moska gjatë kësaj kohe është kufizuar në ndjekjen me kujdes të rrjedhave”, ka thënë përfaqësuesi rus në BE, Vladimir Cizov, duke shtuar se pjesëmarrja e Rusisë në negociata asnjëherë nuk është përmendur, shkruan Vecernje Novosti.

Në New York, të premten në mbrëmje kryeministri serb Ivica Dacic deklaroi: “Ne në bisedime nuk kemi tek kush të mbështetemi. Nuk e kemi askënd për ta konsultuar, për ta lutur për ndonjë shërbim për ne. Në aspektin gjeostrategjik, Serbia është në një pozitë shumë të pafavorshme”, tha ai, duke shtuar se miqtë e Serbisë në Lindje nuk kanë ndikim në BE, e në Perëndim nuk e kanë askënd.

“Në asnjë kohë amerikanët nuk ishin të shkyçur nga dialogu. Dihej se ata ishin garantues të tyre”, ka thënë Milovan Drecun (SNS), kryetar i Komisionit Parlamentar të Serbisë për Kosovën

BE-ja ka treguar se nuk ka kapacitet për të kryer detyrën e besuar. Kur SHBA-të thanë se nuk duan Republikën Srpska në Kosovë, ka rënë ndikimi i Brukselit për të bërë presion ndaj Prishtinës. Prandaj Amerika, sipas Drecunit, nuk do të marrë parasysh as një për qind të interesave të Serbisë.

Eco Higjiena

Drejtor i Qendrës për Studime Amerikane, Dragan Simic, thotë se SHBA-të janë të vetmet që mund të garantojnë se rezultati nuk do të rrezikojë nderin e asnjë pale, “kështu që Beogradi duhet të përforcojë kontaktet me zyrtarët amerikanë”.

“Edhe pse BE është udhëheqës formal i dialogut, dihet se prania amerikane është e çmuar për momentin vendimtar”, thotë ai.

Drecun thotë se Serbia duhet të mendojë edhe në lidhje me dështimin e mundshëm të dialogut.

“Kështu nuk shkon dhe diçka duhet të ndryshojë. Një alternativë është që në negociata të angazhohet OKB-ja, pra vendet si Rusia, Kina dhe të tjerët që marrin parasysh interesat e Serbisë. Është e qartë se Brukseli dhe Washingtoni janë në anën e Prishtinës, e kështu nuk arrihet kompromisi”, tha Drecun. /Telegrafi/