UBT

Kur dashuria nuk njeh vite, 29 vjeçari me gjyshen 67 vjeçare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Çifti i dashuruar deklarojnë se janë të krijuar për njëri tjetrin dhe se kanë jetë të shkëlqyeshme seksuale.

Joan Lojd është një pensionere dhe planifikon të martohet me 38 vjet më të riun Fill Abslom, i cili është vetëm disa vjet më i vjetër se nipi i saj.

Historia e tyre ka filluar nga rrjeti social Facebook, që nga momenti kur Fill i ka kërkuar shoqëri 67 vjeçares Joan.

“Jemi të krijuar për njëri tjetrin. Sa e pash Fillin un ndjeva fluturat në bark. Kemi jetë të shkëlqyer seksuale”, ka deklaruar e lumtura Joan e cila për herë të parë është martuar në moshën 19 vjeçare. Bashkëshorti i saj David ka vdekur nga sëmundja e rëndë, ndërsa Joan është përkujdesur për të 15 vite.

RCCOLA

Para vdekjes David, i cili e ka bindur që të vendos silikona, e ka këshilluar që pas vdekjes së tij, ajo të vazhdojë me jetën e saj dhe të martohet me burrë më të ri!

Nga ana tjetër prindërit e dhëndrit të ri janë shumë të lumtur që më në fund djali i tyre do të martohet. Po përgatitet një dasmë tradicionale, pasi Joan nuk ka pasur një të tillë herën e parë.

Joan e cila ka 67 vjet ka marrë leje të plotë nga 4 fëmijët e saj dhe 13 nipërit dhe 6 stërnipat.