Kuqi synon Premierligën si trajner

Pasi ka arritur të zhvillojë ndeshje në Premierligën angleze me skuadra si Blackburn, Fulham e Newcastle, Shefki Kuqi të njëjtën gjë synon ta bëjë edhe si trajner. Ish-sulmuesi i famshëm ka theksuar se ëndrra e tij e madhe është që një ditë të jetë trajner i një skuadre në Premierligë.
“Kam pasur kohë të mjaftueshme për t’i kryer disa kurse për trajner dhe këtë do ta bëjë edhe gjatë verës. Pasi t’i përfundojë ato pres që ta marrë licencën e trajnerit dhe shpresoj që ta realizojë ëndrrën duke drejtuar një skuadër në Premierligën angleze”, tha Kuqi për mediat finlandeze.