Kuqi shpëton Honkan

Ekipi i Honkas që drejtohet nga trajneri Shefki Kuqi, e që bënë gara në elitën e futbollit në Finlandë, një xhiro para se të përfundojë kampionati e ka siguruar mbijetesën. Honka në ndeshjen e fundit barazoi në fushën e saj ndaj ekipit Kups, me rezultat 2:2.
Skuadra e drejtuar nga trajneri vushtrrias ndodhet e parafundit me 31 pikë të grumbulluara kurse në takimin e ardhshëm do të jetë mysafir i Lahiti.
Te Honka aktivizohen edhe Lum Rexhepi, Mehmet Hetemaj, Armend Kabashi, Albinot Bekaj dhe Albert Kuqi. Ndryshe, Kuqi ditë më parë ka njoftuar për mediet në Finlandë se edhe në edicionin e ri do të jetë ‘timonier’ i Honkas.