ARKATANA

Egnatia bën goditjen e madhe, transferon Frederik Veselin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

KF Egnatia ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale se kanër arritur marrëveshje për transferimin e qendërmbrojtësit të kombëtares shqiptare, Frederik Veseli.

Veseli i cili ka një karrierë të bujshme si futbollist pasi më herët kishte luajtur në Ligën Premier tek Manchester United teksa ishte paraqitur edhe në radhët e Salernitanas, Empolit dhe Beneventos në Serie A.

Së fundmi ai kishte qenë pjesë e Karagumrukut në Turqi por pas largimit nga ky ekip kishte mbetur lojtar i lirë.

Veseli debutimin me Shqipërinë e kishte bërë në vitin 2015 dhe që nga ajo kohë ai është paraqitur në 44 ndeshje për ‘Kuqezinjtë’.

Eco Higjiena

Postimi i plotë i Egnatias:

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka firmosur kontratë deri në 2026 me qendërmbrojtësin e kombëtares Shqiptare Frederic Veseli”.

“I formuar tek Manchester United 31-vjeçari është një vlerë e shtuar e klubit tonë dhe Abissnet Superligës”.

“Presidenti Agim Demrozi ka falenderuar Federic Veselin që besoj në projektin e Egnatias për vazhdimësinë e karrierës se tij”, thuhej në njoftimin e klubit shqiptar./Telegrafi/