United Hospital

Kuqi “fluturon” veç në Angli

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ofertat nuk janë duke i munguar, por Shefki Kuqi po kërkon klub që ka synime. Madje sulmuesi vushtrrias i ka venë vetës edhe një kusht: do të luaj vetëm në Angli.

Shefki Kuqi i ka dhënë fund aventurës te skuadra skoceze Hibernian, derisa është në kërkim të një aventure të re. Sulmuesi kosovar nuk po ngutet të gjej klub të ri, pasi po dëshiron të luaj në një ekip serioz.

“I kam disa oferta nga klube të ndryshme, por njëherë nuk do të ngutem për të gjetur ekip. Disa nga ofertat që i kam pasur i kam refuzuar pasi nuk më kanë pëlqyer. Objektivi im është të luaj në një klub që ka synime”, ka deklaruar për Express, vushtrriasi.

Përveç që po kërkon klub me synime, ish sulmuesi i përfaqësueses së Finlandës dëshiron që skuadra e re të jetë angleze.

“Kam pasur oferta nga disa liga të ndryshme, por i kam refuzuar ato. Unë do të luaj veç në Angli. Mund të luaj edhe në ndonjë ligë tjetër, veç nëse marr ofertë të bëhem trajner edhe lojtar”, theksuar Kuqi, i cili është afër të pajiset me licencë të trajnerit.

UBT

Kuqi tregon se sezonin e kaluar ka pasur oferta nga skuadrat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Australisë e të tjera, por i ka refuzuar ato, pasi është ambientuar në Angli bashkë me familjen.

Kuqi pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në futbollin anglez. Ai në vitin 2000 nga ekipi finlandez FC Jokerit ishte transferuar te Stockport County.

Që nga ajo kohë Kuqi ka luajtur edhe për: Sheffield Wednesday, Ipswich Town, Blackburn Rovers, Crystal Palace, Fulham, Swansea City, Derby County, Newcastle United dhe Oldham Athletic.

Kurse, në sezonin 2009–2010, 36 vjeçari e ka pasur edhe një eksperiencë të shkurtët te skuadra gjermane, TuS Koblenz, nga e cila u largua vetëm pas gjashtë muajve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.