FIDANISHTJA

Kuqezinjtë kërkojnë start të fuqishëm eliminator

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Tiranë – Fitorja është rezultati i vetëm i pranueshëm për kombëtaren e Shqipërisë në ndeshje me Qipron. Kështu ka thënë të enjten në konferencë për shtyp kapiteni i kombëtares Lorik Cana.

Shqipëria të premten (sot, 20:30) në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë, pret Qipron në ndeshjen e parë eliminatore për kampionatin botëror “Brazili 2014”.

Barazimin eventual, Cana e llogarit si zhgënjim, ndërsa humbjen nuk ka dashur as ta përmend.

GRANDEMALL

Shqipëria synon që në ciklin e ardhshëm eliminator të bëjë ndonjë hap para në krahasim me ciklet e kaluara. Për këtë arsye, fitorja në ndeshjen e parë llogaritet shumë e rëndësishme.

Në hapje të eliminatoreve, Shqipëria së fundi ka humbur në vitin 2000 kur u mposht nga Finlanda. Më 2002, barazoi me Zvicrën, ndërsa në shtator të vitit 2004 u shënua fitorja historike kundër Greqisë, që sapo ishte shpallur kampione e Evropës. Pasuan barazimet me Bjellorusinë, Suedinë e Rumaninë. Në kombëtare vlerësojnë se tani sërish është koha për fitore. Qipro llogaritet kundërshtare shumë më e dobët se që ishte Greqia në vitin 2004 (më gjerësisht sot në “Koha Ditore”).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.