GRANDEMALL

Kuptimi i të mësuarit bashkëkohor dhe vlerësimi i nxënësve

/ 9 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Rahim Azemi – Komponentët themelore të pedagogjisë, edukata , arsimi dhe të mësuarit, bëhen temë studimi edhe i disa shkencave të tjera si: didaktika, psikologjia, sociologjia arsimore etj. Secila prej këtyre shkencave nga këndvështrimi i vet i analizojnë këto komponent dhe arrijnë deri te një konkludim i drejtë se, mes këtyre kategorive ekziston një lidhshmëri dialektike, sepse burojnë nga i njëjti qëllim, bashkëveprojnë për të njëjtin arsye, që në shoqëri të ngrejë sa më lartë edukatën, arsimin dhe procesin e të mësuarit.

Kuptimin mbi artin e të mësuarit e shohim qysh para treqind e ca viteve në analizat e pedagogut të famshëm Johan A. Komenski. Ndonëse, në hap me kohën, nga shkencëtarët tjerë, procesit i të mësuarit merr forma të reja të analizave teorike dhe praktike, krahas zhvillimit të marrëdhënieve shoqërore.

Të mësuarit bashkëkohor dallon nga të mësuarit tradicional, jo për faktin që kemi ndonjë zbulim të ri metodologjik të teknikave, por për faktin se metodat dhe teknikat e hartuara nga pedagogët e ndryshëm, janë fuqizuar dhe funksionalizuar në procesin mësimor këto vitet e fundit.

Mënyra e të mësuarit bashkëkohor, me metodat e zbatuara dhe me mjetet e konkretizimit, ka ndryshuar strukturën e orës mësimore. Kjo mundëson mësim më të përparuar dhe më cilësor. Nga ky këndvështrim të mësuarit duhet ta luaj rolin gjithanshëm të edukimit të nxënësit. Të mësuarit ndikon në formimin e botëkuptimit shkencor, e armatos nxënësin me dije të nivelit të kualitativ, ndikon në formimin e shprehive të mësimit dhe përgatit nxënësin për veprimtari të pavarur gnoseologjike në pikëpamja teorike e praktike.

Nëse mësimi bashkëkohor ka për qëllim arsimimin dhe edukimin e nxënësit, pajisjen e tij me dije e kulturë të gjerë, zhvillimin e tij si një personalitet i gjithanshëm, ashtu si e kërkon koha nëpër të cilën po kalon shoqëria kosovare, atëherë si është e mundur të realizohet ky synim, kur nëpër shkollat tona profesionale janë hequr lëndët ( pedagogjia, sociologjia e psikologjia), si shkenca që drejtpërdrejti janë të lidhura me edukatën, arsimin dhe të mësuarit!!?

Lëndët shoqërore e ndihmojnë nxënësin që më mirë të njoh ligjet e zhvillimit të shoqërisë bashkëkohore, të kuptojnë më mirë mënyrën e të jetuarit, të kuptojnë më mirë kushtet e jetës së masave shoqërore, të kenë rol me rëndësi në ndërtimin e shoqërisë së shëndosh, të perceptojnë vizione të qarta për të ardhëm e tyre, të familjes dhe përgjithësisht rrethit shoqëror.

Shqetësimet e nxënësve të shkolla profesionale janë bërë temë dite. Çdo ditë ka kërkesa për riaktivizimin e lëndëve shoqërore në gjitha profilet. Bie fjala, çka është më e rëndësishme shkolla profesionale e Bujqësisë që të këtë lëndën e sociologjisë, e shkolla e mjekësisë jo!!?

Në qoftë se e shikojmë problemin në rrafshin psikologjik, nxënësit e gjitha profileve mjekësore kanë nevojë të njohin mënyrën e të mësuarit, si të mësojmë që të mos harrojmë. Gjatë ushtrimit të profesionit të tyre kanë nevojë të njohin tiparet e personalitetit, të njohin karakterin e personaliteteve, temperamentin e tyre etj.

Ndërsa, në rrafshin sociologjik, nxënësit kanë nevojë të njohin rrethin social, të njohin strukturën e grupit ku ata kyçën në punët e tyre, të njohin si duhet me udhëheq me grupin, socializmin e anëtarëve të grupit, të mbajnë lartë moralin e anëtarëve të grupit etj. Pra, në rrafshin e këtyre dy fushave shkencore, nxënësit kanë nevojë të njohin psikoterapinë dhe socio-terapinë, kudo që ata punojnë, nëpër spitale, shtëpi të shëndetit apo ordinanca private. Roli i sociologut dhe psikologut, nëpër këto veprimtari shoqërore është e pakontestueshëm.

Nga analizat empirike del sheshazi se sot nëpër shkolla tona edukata është margjinalizuar kundrejt arsimimit. Nxënësit kanë nevojë, jo vetëm të arsimohen por edhe të edukohen. Si mund të edukohen pa funksionalizimin e lëndëve shoqërore!?

Kontrollimi dhe vlerësimi i nxënësve

Hallka më e rëndësishme në strukturën përbërëse të procesit mësimor, është kontrollimi apo vlerësimi i nxënësve nga ana e mësimdhënësit. Faktor i rëndësishëm në forcimin cilësor të njohurive, diturive, shprehive dhe shkathtësive te nxënësi është vlerësimi.

Përmes kontrollimit e vlerësimit, mësimdhënësi vëren te nxënësi përvetësimin e diturive, njohurive e shprehive të punës. Njëkohësisht, përmes vlerësimit e kontrollimit, mësimdhënësi vëren edhe të metat, zbrazësitë e vështirësitë me të cilat ka hasur nxënësi gjatë procesit mësimor. Mbi këtë bazë, mësimdhënësi nxjerr në pah anën metodologjike se si t’ i ndihmojë nxënësit në tejkalimin e këtyre rrethanave, në mënyrë që ai më lehtë të zotërojë lëndën.

Për ngritjen e nivelit cilësor të procesit mësimor, përveç tjerash, kërkohet të përsoset niveli i vlerësimit dhe kontrollimit të njohurive të nxënësve. Që niveli i procesit të mësimor të jetë më frytdhënës është conditio sin cua non, zbatimi i disa kritereve gjatë kontrollimit dhe vlerësimit. Në radhë të parë do veçojmë kriterin objektiv dhe vlerësimin sistematik.

Hidromorava

Vlerësimi objektiv karakterizohet me vlerësim të drejtë nga ana e mësimdhënësit. Mësimdhënësi i mirë, gjatë vlerësimit të njohurive të nxënësve nuk ndikohet nga presionet e jashtme si rrethi familjar, nga suksesi i lëndëve të tjera, nga simpatia apo ndonjë faktor tjetër që e zhvlerëson vlerësimin.

Çdo mësimdhënës i mirëfilltë, nxënësin e shikon me syrin e perspektivës duke rritur te ai mirësinë dhe vetëbesimin për të ecur përpara me forcat e veta. Gjatë vlerësimit, mësimdhënësi duhet të marrë për bazë cilësinë e përgjigjes së nxënësit, sa ai e zotëron mirë lëndën. Nota duhet të jetë motivuese e jo dekurajuese.

Motivuese është kur mësimdhënësi noton objektivisht, kur nxënësin e lavdëron para klasës, kur punimin e tij me shkrim apo testin e lexon para klasës, kur i apostrofin rezultatet e nxënësit etj. Dekurajuese është atëherë kur nxënësi me përgjigje më të dobët notohet me notë më të lartë se nxënësi i cili jep përgjigje më kualitative.

Çdo notë me të cilën vlerësohet nxënësi, duhet të analizohet në mënyrë komparative mes përgjigjeve të nxënësve, që të dallohet përgjigja më e mirë dhe nxënësi të gjykojë vet për notën e tij. Për ndryshe, çdo veprim tjetër, kushtëzon ftohjen e marrëdhënieve mes nxënësit dhe mësimdhënësit, shfaqjen e konflikteve mes nxënësve dhe shfaqjen më të theksuar të emocionit të xhelozisë.

Mësimdhënësi i aftë duhet të njoh veçorit individuale psikologjike të nxënësit. Njohja e personalitetit të nxënësit mundëson besueshmëri dhe kalueshmëri më të plotë në procesin mësimor. Nga kjo rezulton e dhëna që mësimdhënësi të arrij në stadin e edukimit të ndjenjave dhe përgjegjësisë, që nxënësi të arrin deri te qëndrimet e vetëdijshme se ai, duhet t’ i bëjë vet detyrat , duhet vet ta plotësojë testin dhe me dijen e vet t’ i merr notat.

Në vazhdën e këtyre të dhënave , kemi bërë një analizë empirike në shkollën mesme profesionale mjekësore. Sa është vlerësimi objektiv i njohurive të nxënësve në shkollën fillore dhe të mesme, kemi përcjell një mostër të nxënësve( 120) të ardhur nga shkolla fillore dhe në mbarim të klasës së dhjetë të shkollës së mesme.

Nxënësit janë përcjell gradualisht gjatë tërë vitit. Në bazë të dhënave është hetuar evoluimi i notave në gjysmëvjetorin e parë dhe në fund të vitit mësimor të shkollës së mesme. Nga të dhënat statistikore dalin këto rezultate:

Komuna e Gjilanit
Suksesi i shkollës fillore Suksesi i shkollës së mesme
5 4 3 2 Gj 5 4 3 2 1 Gj
62 4 66 29 20 13 3 1 66

Komuna e Vitis
Suksesi i shkollës fillore Suksesi i shkollës së mesme
5 4 3 2 Gj 5 4 3 2 1 Gj
22 8 30 7 9 11 1 2 30

Komuna e Kamenicës
Suksesi i shkollës fillore Suksesi i shkollës së mesme
5 4 3 2 Gj 5 4 3 2 1 Gj
18 6 24 8 6 5 3 2 24

Statistikë Përmbledhëse
Suksesi i shkollës fillore Suksesi i shkollës së mesme
5 4 3 2 Gj 5 4 3 2 1 Gj
102 18 120 44 35 29 7 5 120
85% 15% 100% 36.6% 29.1% 24.1% 5.83% 4.1% 100%

Jemi koshient se në shkollën e mesme ndikojnë disa faktorë më relevant në procesin e mësimit dhe vlerësimit, por ngritja e suksesit në shkollën fillore të ndikuar nga faktorë të cilët i kemi apostrofuar më lartë, në shkollën mesme hetohet një rënie e dukshme e suksesit. Dhënia e notave sipas vlerësimit jo objektiv dhe jo vlerësimit sistematik, kushtëzon rënien e suksesit në fazën tjetër të shkollimit të nxënësve.

Të dhënat e hulumtimit flasin me gjuhën e argumentuar për avancimin e suksesit në shkollën fillore dhe rënien e suksesit në shkollën e mesme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.