Mobi Casa

Kundërshtohet Memorandumi në mes APK dhe OJQ-së “Godeni”

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Banorët e fshatrave Stubëll e Epërme dhe Stubëll e Poshtme, kanë kundërshtuar kategorikisht një memorandum të Mirëkuptimi të nënshkruar mes Agjencisë së Pyjeve të Kosovës dhe Organizatës Joqeveritare “Godeni” për investime në pyjet e komunës së Vitisë.

Në bazë të këtij memorandumi, është e paraparë rregullimi i rrugëve pyjore, rregullimi i ujërave për pije për kafshët e egra, rregullimi i vendeve për ushqimin e kafshëve, rregullim të foleve të shpezëve, si dhe vendosja e kamerave për monitorimin e pyjeve. Banorët e këtyre dy fshatrave janë kundër këtyre punimeve të cilat po dëmtojnë pyjet nga OJQ “Godeni”, madje ata sot kanë shprehur shqetësimin edhe në një takim me kryetarin e komunës Sokol Halitin.

UBT

Kryetari Haliti tha se nuk ka qenë fare i njoftuar lidhur me këtë memorandum dhe se mbështet kërkesat e banorëve. Sipas banorëve të këtyre fshatrave, OJQ “Godeni” është duke prerë me të madhe malin në kodrën e Stubllavaqës në Stubëll, sikundër edhe shumë pemë të qytetarëve të Stubllës, duke shkatërruar mjedisin-natyrën. “Qytetarët e tri fshatrave Stubëll e Poshtme, Goden e Stubëll e Epërme, nuk janë pyetur e as konsultuar dhe nuk është mbajtur as një diskutim publik me banorët nga palët nënshkruese të Memorandumit në fjalë dhe si i tillë, ai kundërshtohet me të gjitha mjetet dhe rrugët e mundshme”, thuhet në ankesën e banorëve të këtyre lokaliteteve.

Ata kërkojnë urgjentisht ndërprerjen e punimeve nga OJQ “Godeni”, për çka edhe kanë nënshkruar një peticion me nënshkrimet e qindra banorëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.