Kundërshtimi i demarkacionit çon ujë në mulli të Serbisë, thotë Maliqi

Opinionisti Shkëlzen Maliqi ka thënë se çështja e demarkacionit duhet të përmbyllet me ratifikim në Kuvendin e Kosovës, nëse nuk duam të humbim kohë, dhe të pozicion në raportet dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët.
Në Zona e Debatit në Klan Kosova, ai ka deklaruar që këtë katrahurë të krijuar në Kosovë mund ta shfrytëzojë për përfitime të veta Serbia, ndërsa ka nënvizuar se nga ajo do të dëmtohet edhe vet kasta politike në vend.
“Kundërshtimi i demarkacionit mund të krijojë situatë ideale për Serbinë. Ajo mund ta shfrytëzojë rastin dhe të bëjë akrobaci të ndryshme, pasi janë më të rryer në diplomaci”.
“Këto politika janë kundërproduktive edhe për vet akterët kosovarë. Nëse vazhdojnë kështu, do ta dëmtojnë edhe pak Kosovën, por jo për gjatë”.
Maliqi: Kufiri s’ka lëvizur, komisioni vërtetoi atë faktik
Kundërshtimi i demarkacionit çon ujë në mulli të Serbisë, thotë Maliqi
“Gabimi më i madh gjatë procesit të demarkacionit ka qenë mbajtja në fshehtësi e krejt punës, pasi tani njerëzit tani mendojnë se Kosova si palë ka negociuar për të vendosur ku do të jetë kufiri. Shpërbërja e Jugosllavisë është bërë mbi bazat e kufijve administrativ dhe Komisioni ka pasur për detyrë vetëm ta vërtetojë kufirin tonë”
Opinionisti Shkëlzen Maliqi ka thënë se, për dallim nga narracioni që i është shërbyer publikut, komisioni që ka bërë demarkimin e kufirit me Malin e Zi vetëm ka vërtetuar kufirin administraitv që Kosova ka pasur si pjesë e ish-Jugosllavisë.
Në Zona e Debatit në Klan Kosova, ai ka deklaruar se kufijtë janë siç kanë qenë para suprimimit të autonomisë në vitin 1989 dhe se është manipuluar me faktet, duke krijuar perceptimet se kemi humbur territor nga procesi i shënjimit të kufirit me Malin e Zi.
“Gabimi më i madh gjatë procesit të demarkacionit ka qenë mbajtja në fshehtësi e krejt punës, pasi tani njerëzit tani mendojnë se Kosova si palë ka negociuar për të vendosur ku do të jetë kufiri. Shpërbërja e Jugosllavisë është bërë mbi bazat e kufijve administrativ dhe Komisioni ka pasur për detyrë vetëm ta vërtetojë kufirin tonë”.
“Në anën tjetër, perceptimet tjera, si kufiri në Kullë e Çakorr janë perceptime të një kohe të shkuar, kur kufijtë kanë lëvizur. Manipulimi politik ka ardhur nga ky fakt, pasi kufijtë janë marrë siç kanë qenë para suprimimit të autonomisë së Kosovës. Kjo temë është politizuar skajshëm dhe tash jemi në situatën kur kundërshtojmë faktorin ndërkombëtar, që ka mundësuar pavarësimin e Kosovës”.
“Ky proces i tejzgjatur, dhe dështimi i tij, do të ketë pasoja të mëdha për Kosovën, sepse për katër vjet gjithcka është bllokuar kot. Është parë se bllokada politike e ka dëmtuar kastën politike në vend. Partitë politike kanë dëmtuar veten”.