Fundamenti

Kundërshtimet e BE-së për ushtrinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Zyrtarë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë i kanë thënë gazetës “Zëri” se transformimi i FSK-së duhet të bëhet vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe po ashtu duke i marrë parasysh shqetësimet e të gjitha komuniteteve në vend. Parlamenti javën e kaluar i ka miratuar në parim tri projektligjet për transformimin e FSK-së, të cilat i kanë kundërshtuar vetëm deputetët e Listës Serbe, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Bashkimi Evropian po kërkon që transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe duke marrë parasysh interesat e shqetësimet e të gjitha komuniteteve në vend dhe jo siç ka kaluar në leximin e parë në Kuvend pa pëlqimin e Listës Serbe.

FIDANISHTJA

Zyrtarë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë i kanë deklaruar gazetës “Zëri” se mbështesin një proces gjithëpërfshirës, i cili çon në miratimin e legjislacionit për transformimin e FSK-së.

“BE-ja mbetet plotësisht e angazhuar për zhvillimin dhe për prosperitetin e Kosovës si pjesë integrale e agjendës së saj për Ballkanin Perëndimor. BE-ja ka kërkuar gjithmonë një proces gjithëpërfshirës që çon në miratimin e legjislacionit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe duke marrë parasysh interesat e shqetësimet e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe të gjithë partnerët, entitetet dhe organizatat relevante”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e Zyrës së BE-së për gazetën “Zëri”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.