RCCOLA

Kundërpërgjigjet LDK, fton Berishën për vizitë Kosovës para balotazhit?

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Tiranës dhe Prishtinës, e paraparë të mbahet me 16 nëntor në Prizren duket qe nuk është e rastësishme. Kjo mund të thuhet sipas interpretimit që është duke ju bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës e të cilët tashme kanë bërë planin për kundër reagim duke e ftuar në Kosovë, rivalin e Edi Ramës, ish-kryeministrin Sali Berisha që të vizitojë Kosovën para mbajtjes së balotazhit.

Në këtë parti, janë të bindur se koha dhe vendi i mbajtjes së kësaj mbledhjeje nuk janë përzgjedhur për motive historike, patriotike apo të integrimit mbarëkombëtar, por janë në funksion të aktualitetit politik në Kosovë.

Ashtu siç u interpretua vizita e kryeministrit turk Recep Taip Erdogan dhe kryeministrit shqiptar Edvin Rama në përurimin e terminalit të Aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë dhe vizitës në Prizren, që u shfrytëzua për fushatë zgjedhore për t’i dal në përkrahje kandidatit të PDK-së së Hashim Thaccit në Prizren, duket së edhe kjo mbledhje e përbashkët e qeverie është pjesë e këtij skenari tashme për t;i shërbyer të njëjtit kandidat për balotazhin e 1 dhjetorit, ka thënë për “Infokus”, një zyrtar i LDK-së, i cili nuk deshi t’i përmendej emri.

Madje në këtë parti, siç ka treguar ai, është duke u përgatitur një kundër reagim i cili do të shfrytëzohet në të njëjtën formë për t’i dalë në mbështetje kandidatit të saj në këtë komunë, Eqrem Kryeziut.

Ai ka thënë së, derisa PDK- po e shfrytëzon kryeministrin Rama për fushatën e saj në Prizren, LDK është duke bërë përpjekje ta sjell në Kosovë, e pikërisht në Prizren, ish kryeministrin dhe ish-kryetarin e PD-së së Shqipërisë, z. Sali Berisha.

UBT

Sipas tij, tashme janë bërë edhe hapat konkret në këtë drejtim dhe janë vendosur edhe kontaktet me Berishën për të vizituar Kosovën para mbajtjes së raundit të balotazhit.

“Organet e LDK-së e kanë analizuar me kujdes efektin që do të sillte ardhja e Berishës në përkrahje të LDK-së dhe impaktin qe mund të sill të një interferim i tillë brenda politikës kosovare, gjë e cila të paktën nuk ka ngjarë në mënyrë të hapur deri në zhvillimet e fundit ku Rama në mënyrë implicite doli në mbështetje të kandidatit të PDK-së në Prizren.

Mirëpo, pas analizave të bërë nga zyrtarët e lartë të kësaj partie kjo gjë është vlerësuar si normale për shkak së këto dy parti, LDK dhe PD e Berishës janë anëtare të Partive Popullore Evropiane (PPE) dhe së është normale që partitë si motra të mbështesin njëra tjetrin qoftë edhe në kohë fushatash”, ka thënë ky zyrtar i LDK-së, duke arsyetuar së kjo është normale për LDK dhe PD për këto arsye, ndërsa i quan jo normale përkrahjen e PS-së si parti e majtë dhe anëtare e Internacionales Socialiste qe ja bënë një partie të vetë deklaruar si parti e djathë, siç është partia e kryeministrit Thaçi.

“ Ne kemi orientime të njëjta ideologjike dhe programore si parti të djathta dhe kjo është arsyeja pse po planifikojmë të ftojmë në vizitë z. Berisha. Shpresojmë se ai do të jetë në Kosovë para datës 1 dhjetor. Mirëpo vendimi përfundimtar për të zyrtarizuar ftesën është në dorën e kryetarit Isa Mustafa dhe kandidatit të LDK-së për Prizrenin Eqrem Kryeziut. Ka mbetur të bëhen vetëm vlerësimet përfundimtare në lidhje me efektin dhe reagimin ndërkombëtar në lidhje me këtë çështje. Ideja e LDK-së është që këtë vizitë të Berishës ta shfrytëzoj për mbështetje të kandidatit të saj në Prizren dhe jo vetëm kaq, duke pasur parasysh reputacionin që gëzon Berisha në Kosovë”, ka thënë ky burim.