GRANDEMALL

Kundër ndërrimit të statusit të Bashkësisë Islame në Luginën e Preshevës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në një letër – reagim që Xhabir Hamiti kryetar i Kuvendit të BIK i ka dërguar kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës thuhet se konsiderojmë se një vendim i tillë nga ana e Kryesisë është i njëanshëm dhe jo legjitim.

Në reagim thuhet se kohë më parë Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës, gjegjësisht më datë 18 dhjetor të vitit 2012, ka qëndruar në Luginën e Preshevës duke mbajtur takim me përfaqësuesit fetar të kësaj treve, me qëllim të riorganizimit të zgjedhjeve, në kuadër të Luginës së Preshevës, me qëllim të themelimit të një Bashkësie Islame nën një emërtim të ri në kuadër të kësaj Lugine.

Mobi Casa

Sipas Xhabir Hamitit riorganizimi i ri i BI të kësaj Lugine, nënkupton edhe ndryshimin e statusit të saj, për çfarë nuk është njoftuar Kuvendi i BIK-ut , i cili është organi kompetent, dhe i cili duhet të vendos për ndryshimin, suspendimin, shkëputjen apo lidhjen e të gjitha institucioneve dhe organeve në kuadër të BIK-së.

“Konsiderojmë se një vendim i tillë nga ana e Kryesisë është i njëanshëm dhe jo legjitim. Anashkalimi i Kuvendit në vendimmarrje për çështje të ndodhura së fundi në BIK , nuk janë veprime të cilat përkojnë për një mirëqenie afatgjate të BIKut, dhe për të cilat nuk do të diskutohet në të ardhmen” thuhet në reagimin e nënshkruar nga Xhabir Hamiti, kryetar i Kuvendit të BIK-ut./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.