UBT

Kundër – efekti i koalicioneve parazgjedhore për partitë e vogla

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Dastid Pallaska – Në përpjekje për të arsyetuar koalicionet parazgjedhore me rivalët politikë të deri djeshëm, partitë e vogla u krenuan me sukseset e negociatave të minutave të fundit. AAK tregoi se si ka “gjunjëzuar” PDK-në duke i marrë – krahas pozitës së Kryeministrit – edhe 50% të listës zgjedhore. AKR, në anën tjetër, me mburrje njoftoj se do të përfaqësohet në listën zgjedhore të koalicionit me 30% të kandidatëve.

Përderisa përqindjet e lartpërmendura janë impresive, partive të vogla duket se iu ka ikur një detaj i vogël por shumë i rëndësishëm në matematikën e zgjedhjes së deputetëve nga listat e koalicioneve parazgjedhore.

Rritja e numrit të votave të përgjithshme që do të fitojnë koalicionet parazgjedhore do të rezultoj në rritjen e pragut të votave që do t’i nevojiten një kandidati/e për tu zgjedhur deputet/e.

Uji Dea

Përderisa në zgjedhjet e vitit 2014 një kandidati të AAK-së i nevojiteshin rreth 5,600 vota për tu zgjedhur deputet, ky prag do të rritet konsiderueshëm kur kandidatët e AAK-së konkurrojnë brenda një liste zgjedhore me kandidatët e PDK-së, të cilët do të marrin më shumë vota vetëm për shkak se partia e tyre në total ka më shumë vota se AAK.

Mbi këtë supozim, është e qartë se në legjislaturën e ardhshme numri i deputetëve të partive të mëdha mund të rritet përtej fuqisë së tyre reale, gjithnjë në dëm të partnerëve të tyre të vegjël.

E vetmja mënyrë për ta minimizuar këtë dëm është nëse partitë e vogla e koncentrojnë votën në një numër të caktuar të kandidatëve. (Marrë nga Facebook).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.