UBT

Kunati i Albulena Haxhiut: Qeveria kishte informacion për sulmin në Banjskë 4 ditë para se të ndodhte

/ 2 minuta lexim
HW

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Dardan Krasniqi, ka thënë se institucionet e Kosovës kishin informacione paraprake për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, që ndodhi në shtator të vitit 2023.

Sipas Krasniqi, institucionet shtetërore ishin të njoftuara rreth katër ditë para se të ndodhte sulmi, në të cilin u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa në përballjen e armatosur u vranë edhe tre sulmues.

“Qeveria jonë e ka pas informatën 4 ditë më herët se do të ndodh Banjska. Po e them fjalën publike, institucionet tona kanë pas informacione që do të ndodh”, ka thënë Krasniqi në RTV Dukagjini.

United Hospital

Dardan Krasniqi është vëllai i anëtarit të VV’së në KQZ, Alban Krasniqit, rrjedhimisht kunati i ish-Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Sulmi në Banjskë u cilësua nga autoritetet e Kosovës si akt terrorist. Përgjegjësinë për këtë sulm e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili aktualisht ndodhet në arrati. Ai dhe 41 persona të tjerë akuzohen për terrorizëm, vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, ndërsa ndaj Radojçiqit rëndojnë edhe akuza për financim të terrorizmit dhe shpëlarje parash.

Ndërsa, bashkësia ndërkombëtare ka dënuar ashpër sulmin në Banjskë dhe ka kërkuar që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.