ARKATANA

Kumbulla flet për finalen e Ligës së Konferencës: Tirana do të na bëjë të ndihemi sikur ta luajmë ndeshjen në Olimpico

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Roma ka arritur në një tjetër finale evropiane, por për të arritur deri tek ajo u desh të pritej plot 31 vite.

Giallorosët kanë siguruar finalen e Ligës së Konferencës, që është gara e tretë evropiane për klube e që këtë edicionin po luhet për herë të parë.

Finalja e madhe mes Romës dhe Feyenoordit do të luhet në Air Albania në Tiranë dhe sigurisht që për Marash Kumbullën do të jetë një sfidë e veçantë.

Mbrojtësi shqiptar do të luaj në Shqipërinë e tij me fanellën e Romës, skuadër ku synon ta fitoj trofeun e parë.

UBT

Pas sigurimit të finales, Kumbulla ka postuar një foto ku ka shkruar se Tirana do të jetë njëjtë si të luhet ndeshja në Olimpico, pasi do të kenë përkrahje të madhe të tifozëve.

“Në këtë stadium do të luajmë një pjesë të historisë AS Roma. Është një emocion unik të përfaqësoj ngjyrat verdhekuqe në një finale evropiane në Shqipërinë time, dhe njëkohësisht të pres në Tiranë një pjesë të Italisë, vendin ku kam lindur dhe jam rritur. Jam i sigurt se Tirana do të na bëjë të ndihemi njësoj sikur po luajmë në “Olimpico”. Forca Roma”, ka shkruar Kumbulla në Instagram.

Finalja e madhe mes Romës dhe Feyenoordit do të zhvillohet më 25 maj në Air Albania. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.