RCCOLA

Kultura ka pasur rezultate afirmative

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan- Selver Xhelili drejtor i kulturës thotë se në të ardhmen prioritet i tij është një shtëpi kulturore për të gjitha ansamblet e Gjilanit në mënyrë që ato aktivitetet dhe veprimtaritë t`i zhvillojnë normalisht dhe në kushte më të mira pune.

Xhelili thotë se në qeverisjen e tij tre vjeçare si drejtor kulture , ka pasur të arritura të mira në krahasim me buxhetin të cilën e ka pasur kjo drejtori .

Por këtë sukses në sektorin e kulturës,rinisë dhe sportit Xhelili i`a dedikon të gjitha shoqërive,klubeve,organizatave dhe gjithsesi harmonizimit mes zyrtarëve dhe hierarkisë menaxhuese të drejtorisë .

“Me ardhjen time si drejtor në këtë sektor kishte shumë probleme sa që mendoja se nuk ka në asnjë sektor tjetër në komunë ,por pasi kam incizuar gjendjen momentale dhe duke incizuar gjendjen në çdo sektor,kam arritur t`i identifikoj problemet që ka kjo drejtori dhe në momentin e parë kam filluar me intervenimin emergjent”shprehet ai.

Hidromorava

Xhelili thotë se sektori i kulturës ka pasur probleme të trashëguara duke filluar nga problemi me teatrin, bibliotekën, pagat e artistëve,financimi i shoqërive kulturore etj.
Megjithatë kemi arritur që 80 % e problemeve t`i zgjidhim dhe tani shumë pak probleme ka në këto fusha.

Xhelili mendon se me ardhjen tij në krye të kulturës ka arritur të zgjidhë problemin e aktorëve .”Pagat mujore të artistëve ishin shumë të ulëta dhe së bashku me zyrën e kryetarit arritëm që të bëjmë rritjen e 100 për gjind të pagës së një artisti, gjë që nuk u besohej, por kjo u bë realitet. Që nga fillimi e kam kuptuar se për një artistë paga duhet të jetë edhe më e madhe sepse e meritojnë një pagë edhe më të lartë,por kaq janë mundësit buxhetore”tha ai.

Duke ju referuar sektorit të teatrit Xhelili tha se kanë arritur ta bëjnë më funksional meqë shikueshmëria tani është më e lartë në krahasim me vitet tjera.
“Teatri i Gjilanit për nga shikueshmëria mund të krahasohet me Teatrin kombëtar të Prishtinës. Nuk e kishim të lehtë ta kthenim shikueshmërinë e dashamirësve të teatrit, por kjo u arrit me përkushtim të stafit menaxhues të teatrit dhe drejtorisë së kulturës”tha Xhelili.

I pari i kulturës thotë se probleme ka pasur edhe në bibliotekën e qytetit .”Edhe aty kishte kërkesa të mëdha për kushte më të mira leximi .Tashmë përmes zyrës së kryetarit është fituar donacioni nga Bashkimi Evropian për ndërtimin e bibliotekës së re në vlerë të 2.2 milion eurove. Shpresoj se tani po ndërtohet biblioteka regjionale më e mira në Ballkan e përcjellur me standardet evropiane”tha Xhelili./rajonipress/