KKGJILAN

Kukësi në qiellin e shtatë, eliminon edhe Metalurgun

/ 1 minutë lexim

Kukësi me të vërtetë është duke e shkruar historinë e futbollit shqiptar. Skuadra shqiptare e sheh veten në qiellin e shtatë, pasi e eliminoi gjigantin ukrainas, Metalurg Donetsk, në rrethin e tretë të Europa League.

Për Yll Hoxhën me shokë, vendimtare ishte fitorja 2-0, e arritur në ndeshjen e parë, javën e kaluar.

Kukësi pësoi humbje 1-0 sonte në Ukrainë, por bëri kualifikim historik në fazën e katërt, atë të play-offit, para fillimit të fazës së grupeve.

Mobi Casa

Golin e fitores për skuadrën ukrainase e shënoi Velizar Dimitrov në minutën e 27-të. Skuadra shqiptare mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 74-t, kur me karton të kuq u ndëshkua Enco Malindi, por lojtarët e saj u mbajtën si burrat deri në fund, edhe pse vendësit kishin më shumë raste.

Përpos Kukësit, në rrethin e katërt të Europa League do të luajë edhe Skënderbeu, që u eliminua në fazën e tretë të Ligës së Kampionëve.