United Hospital

Kujtohet 24 Marsi në Viti, homazhe pranë memorialit të Madeleine Albright

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Me rastin e 27-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s, institucionet komunale të Vitisë kanë bërë homazhe pranë memorialit të ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në lirinë e Kosovës.

Në këtë aktivitet përkujtimor, përfaqësues të institucioneve komunale, së bashku me Policinë e Kosovës dhe Organizatën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vendosën lule pranë memorialit, duke kujtuar një nga momentet më vendimtare në historinë moderne të vendit.

Madeleine Albright mbetet një nga figurat më të rëndësishme ndërkombëtare që mbështeti ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, duke kontribuar në ndaljen e spastrimit etnik dhe hapjen e rrugës drejt çlirimit dhe shtet ndërtimit të Kosovës.

HW

24 Marsi simbolizon kthesën historike drejt lirisë dhe mbetet një kujtesë e përhershme për sakrificën e popullit tonë dhe mbështetjen e aleatëve tanë ndërkombëtarë.

Lavdi të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.