Eko Higjiena

Kujtohet 15-vjetori i vdekjes së Nënë Terezës

/ 1 minutë lexim

Të shtunën (më 15 shtator) në Bibliotekën Ndërkombëtare Paolo VI, në Romë, mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës “Lapsi i Perëndisë nëpërmjet artit”, që i dedikohet shënimit të 15-vjetorit të vdekjes së Nënës Terezë.

Bëhet fjalë për ekspozitën e dymbëdhjetë artistëve kosovarë, të cilët dëshirojnë që, nëpërmjet temave për bamirësinë, dashurinë dhe solidaritetin, të kujtojnë bekimin e thelluar të Nënës Terezë.

Mobi Casa

Pjesëmarrës në tryezën e rrumbullakët, që do të organizohet me këtë rast, janë Guiseppe Costa, drejtor i Libraria Editrice Vaticana Paolo Vl; Sebastian Vazacala, gjeneral i lartë i Misionarëve të Caritasit; Carlo Casini, kryetar i Komitetit Kushtetues të Parlamentit Evropian dhe kryetar i Lëvizjes për Jetën; profesori Giorgo Palumbo, kritik i artit; Claudia Mula, koordinatore e projektit “Rrjetëzimi i artistëve kosovarë dhe botërorë në Romë”.

Ekspozita, e organizua dhe e promovuar nga kryetari i organizatës My Art, piktori Liridon Mula, nga drejtori Gjon Kolndrekaj, dhe nga Shtëpia Botuese e Vatikanit, do zgjas deri më 21 shtator.