Kujtim Gashi takohet me të gjitha shtresat, ofron programin për qeverisje të mirë
Kamenicë – Kujtim Gashi kandidat i PDK-së për kryetar komune ka zhvilluare takime të shumta dhe të ndara në Koretin e Petrovc, pastaj ka zhvilluar takime me personat me aftësi të kufizuara si dhe ka bashkëbiseduar me banorët e Shipashnicës. Në të gjitha këto takime Gashi po pritet mirë nga qytetarët derisa ai u ka ofruar programin më të mirë qeverisës nëse ai do të bëhej kryetar komune.
Personat me aftësi të kufizuar të kenë të drejta të barabarta
Mungesa e donatorëve dhe mbështetësve është njëra prej vështirësive më të mëdha me të cilat po përballet HANDIKOS në Kamenicë. Në këtë qendër bëhen shumë aktivitete për zhvillimin e shkathtësive të jetës, këto aktivitete kanë për qëllim të ndihmojnë në pavarësimin e personave me aftësi të kufizuara. Vëmendja jonë është e përqëndruar mbi një jetë të pavarur të qytetarëve me aftësi të kufizuara, promovimin e tyre, të kuptuarit e çështjeve mbi aftësinë e kufizuar, të drejta të barabarta dhe mirëqenie të personave më aftësi të kufizuara.
Ne jemi në dijeni se shumë objekte publiko-private, si në qytet ashtu edhe në fshatra të Kamenicës nuk disponojnë kushte për lëvizje të lirë dhe qasje adekuate fizike për personat me aftësi të kufizuara. Krejt këto duhet të përmirësohen dhe të rregullohen që edhe këta persona të kenë qasje barabartë me të gjithë të tjerët.
Takimi me banorët në Koretin dhe në Petrovc
Me të rinjtë e Koretinit dhe banorët e Petrovcit diskutuam për shqetësimet kryesore ku ju mungojnë disa prej kushteve themelore. Problemet si ujësjellësi, rikonstruksionimi i objekteve të shkollës,hapja e një biblioteke, ndarja e fondeve për bujqësi, e gjëra të tjera themelore. Ne u munduam të shpalosim disa nga pikat e planit tonë që i përfshinë këto zona dhe këto probleme kryesore, ata më dhanë mbështetje rreth këtij plani dhe shpresojnë që këtyre problemeve të ju ketë ardhur fundi, të fillojnë të rregullohen për të mirën e gjithë banorëve.
Koretinit dhe Petrovci nuk do të jenë të harruara nga komuna , ato do të luajnë rolin kyç në zhvillimin dhe ndryshimin e Kamenicës.
Kërkesat e banorëve janë obligim gjatë qeverisjes sime
Ndihem i privilegjuar që isha në një ambient të ngrohtë familjar, ku ndër të tjerë, i pranishëm ishte veprimtari e patrioti Hasan Dërmaku dhe veterani i arsimit Mumin Dërmaku. Ne u mirëpritëm në Shipashnicë nga familjet e Avdyl Dërmakut dhe Ismajl Dërmakut, ku në mesin e tyre kishte edhe shumë banorë të këtij fshati.
Problemet e kësaj zone janë shumë me rëndësi, aty mungon ujësjellësi, kanalizimi, infrastruktura rrugore, ndihmesat në bujqësi.
Duke parë që kërkesat e tyre i kemi në planin tonë qeverisës, përkrahja dhe besimi i tyre në garën time për kryetar të komunës së Kamenicës, do të jetë e padiskutueshme.
Ne do të kemi në fokusë këta banorë, ku do të ndihmojmë në zgjidhjen e problemeve që kanë, së bashku do të punojmë që kërkesat e juaja të realizohen me sukses./rajonipress/







