Mobi Casa

Kujtim Gashi merr përkrahje në Dajkoc e Hogosht

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Dajkoci është me Kujtim Gashin për kryetar të Kamenicës, derisa edhe Hogoshti është me forcën për ndryshim.

Dajkoci ka qenë dhe do të vazhdojë të përkrahë fuqishëm forcën për ndryshim, së bashku me këta banorë do të punojmë për ndryshimin dhe rregullimin e problemeve që kanë tash e sa vite.

Dajkocin e kemi në planin tonë qeverisës, ne do t’u japim fund problemeve me ndriçimin publik, do të ketë investime në bujqësi, dhe shumë investime që i nevojiten atyre.
Dajkoci e ka dhënë besimin ndaj numrit 94, ne do të ndryshojmë Kamenicën, andaj votoni forcën për ndryshim, votoni për kryetar Kujtim Gashi.

Hogoshti është me forcën për ndryshim

KKVITI

Së bashku me ish-ambasadoren dhe ministren, Mimoza Ahmeti, ne ishim në Hogosht ku morëm një përkrahje të madhe drejt fitores së 22 tetorit.

Ne u zotuam se investimet në stadiumin e fshatit, infrastrukturën rrugore, ndriçimi publik dhe shqetësime të tjera që kanë këta banorë do të rregullohen qysh në fillimin e vitit të parë qeverisës.

Banorët e Hogoshtit janë me forcën për ndryshim, unë u bëra thirrje atyre që t’i japin kuptim votës së tyre, duke votuar numrin 94, ne së bashku me përkrahjen dhe besimin e tyre do të vulosim fitoren me 22 tetor thuhet në njoftimin e shtabit zgjedhor të Kujtim Gashit./rajonipress/

Mund të ju interesoj: