Kujtim Dubova, talenti i futbollit përforcon Gjilanin
Gjilan – Anëtari i ri i Superligës së Kosovës Gjilani, në radhët e saj ka një talent të futbollit i cili në një të ardhme të afërt, pritet të jetë shtyllë e kësaj skuadre.
Talenti Kujtim Dubova edhe pse 16-të vjeçar, në stinorin e kaluar ka veshur fanellën e Gjilanit, duke dëshmuar me paraqitjen e tij në fushën e futbollit, se kemi të bëjmë me një djalosh të pa kompromis.
Dubova tani e 5 vite ka kaluar të gjitha grup moshat, duke shkëlqyer në të gjitha kategoritë të cilat është paraqitur , duke bërë me dije se ky djalosh po hap një kapitull në karrierën e tij futbollistike.
Se për çfarë talenti kemi të bëjmë, ish trajneri i KF Gjilanit Sadullah Ajeti, tregon për Kujtimin i cili sapo i kishte mbushur 16-të vite e kishte inkuadruar në skuadrën e parë të Gjilanit.”Kujtimi është një futbollist i jashtëzakonshëm, posedon të gjitha kualitetet të cilat duhet t`i ketë një futbollist. Me plot bindje them se Kujtimi është ardhmëria e futbollit, jo vetëm të skuadrës së Gjilanit, por edhe atij të Kosovës”.
Potenciali i këtij futbollisti nuk ka mundur pa u vërejtur edhe tek ekspertët vendor dhe atij ndërkombëtar.
“Në vitin e kaluar ishte në një turne të madh të futbollit në Itali dhe duke pasur paraqitje të shkëlqyer në kategorinë U15, aty u vërejt nga shumë menaxher Italian siç ishin nga Skuadrat e Chievos dhe Romës. Në këtë turne ka pasur shumë menaxher, por ata të Romës dhe Cievos kanë shfaqur interesim për lojën time, shumë shpejt pritet të më ftojnë në mesin e tyre, dhe të dëshmoj të gjitha aftësitë e mija që i kam” tregon futbollisti Dubova për rajonipress.
Kujtimi i qetë për nga natyra, por shumë temperament në fushën e blertë të futbollit, të gjithë meritën ua dedikon ish trajnerëve të tij. “Në ndërtimin e karrierës sime kanë kontribuar shumë trajner, dhe u jam mirënjohës për durimin që kanë pasur, por kisha për ta veçuar trajnerin Sadullah Ajetin i cili ka pasur më së tepërmi besim në mua”.
Kujtimi i cili po stërvit me skuadrën e parë të Gjilanit për stinorin e ri të Superligës së Kosovës në futboll, është shumë i kënaqur me atmosferën e cila mbretëron në taborrin “bardh e kuqë” të Gjilanit. “Do të jemi befasi në Superligë sepse kemi një skuadër të mirë me futbollist të dëshmuar, ndërsa për mua ky do të jetë një rast i mirë që të tregoj potencialin tim dhe të jap kontributin tim për skuadrën e Gjilanit”.
Shumë ekspert të futbollit këtë djalosh simpatik e krahasojnë me legjendën e futbollit Gjerman e botëror Franz Beckenbauer, pasi ky talent luan në rolin e qendërmbrojtësit./rajonipress/

