GRANDEMALL

Kujdes siguria

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Burim Ramadani – Qeveria e re duhet ta mbajë Kosovën e bashkuar! Kjo është detyrë mbi të gjitha detyrat! Jo rrallë është diskutuar që idetë territoriale mund të realizohet bazuar në të ashtuquajturin “konceptin e realitetit në terren”. Narracioni politik që mund të ushqejë shkaktarët e këtij ndryshimi ‘të realitetit në terren’ është krejtësisht i gabueshëm.

Nuk është e qëndrueshme. Nuk është e lehtë të tejkalohet. Kujdesi në të gjitha dimensionet të rritet. Mbi të gjitha, duhet treguar vendosmëri institucionale, ndërsa nuk duhet dhënë shkas për të përkeqësuar sigurinë në veri të vendit. Qeveria e re duhet të mbajë Kosovën të bashkuar. Kjo është detyrë mbi të gjitha detyrat e mundshme.

Kjo mund të jetë një përmbledhje fjalish të shkurtëra, porse që përshkruajnë situatën në të cilën ndodhet shteti ynë.

Pse sërish dhe sërish duhet kthyer vëmendjen tek situate e sigurisë në veri të Kosovës?

Tri elemente bazike duhet marrë parasysh:

Së pari, ka një ide që është zhvilluar tejmase rreth aspekteve territoriale, si një prej zgjidhjeve të pëlqyera në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo ide, gjatë këtyre dy viteve të fundit, është kundërshtuar ashpër në Kosovë, kryesisht nga një pjesë e politikës kosovare, porse duket qartë se politika në Kosovë nuk është unike as në kundërshtim dhe as në promovim të kësaj ideje.

FITORJA

Më tutje, jo rrallë është diskutuar që një ide e tillë mund të realizohet bazuar në të ashtuquajturin “konceptin e realitetit në terren”. Dhe, kështu, ngritja e një situate ku “marrëveshja paqësore territoriale është e domosdoshme, sepse ka ndryshuar realiteti në terren” është një prej elementeve që patjetër se duhet marrë parasysh.

Së dyti, narracioni politik shpeshherë i paraprinë situatave të sigurisë. Prandaj edhe të menduarit, sikurse edhe komunikimi duhet të jetë strategjik dhe jo në bazë të qëndrimeve manipuluese. Idetë përjashtuese, të komunikuara gjerë e gjatë, nuk ndihmojnë assesi në ruajtjen dhe mbajtjen e sigurisë. Në të vërtetë, edhe mund të mendohen si ushqyese për motivet tjera, që, dorën në zemër, mund të priten nga Serbia, porse nuk është dashur të priten nga ne këndejpari. Prandaj, si narracion është krejtësisht i gabueshëm.

Së treti, ndjenja e urgjencës për të zgjidhur problemet dydekadëshe në rajonin tonë, përfshirë dhe fokusuar Kosovën këtu, mund të çojnë drejt zgjidhjeve jostabile, që rrezikojnë paqen dhe sigurinë në tërë rajonin. Nuk është që zgjidhja e problemeve duhet shtyrë, porse ngutshmëria e pajustifikueshme nuk dërgon në zgjidhje të mira në parim.

Në përgjithësi, fundmanenti i sigurisë kombëtare garantohet nga Qeveria e shtetit. Promovohet nga bashkëpunimet dhe aleancat.

Kosova ka nevojë që edhe të garantojë sigurinë kombëtare, përmes konsolidimit të vazhdueshëm të institucioneve jo vetëm të sigurisë, por edhe të promovojë atë përmes thellimit të partneritetit strategjik dhe mirëmbajtjes së aleancave në fusha të ndryshme. Në mungesën e njërës nga këto dy dimensione, sigurisht që situata mund të rëndohet apo përkeqësohet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.