ARKATANA

Kujdes nga rikthimi politik në çerdhen e vjetër të komitetit

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Nga Isuf Bajrami- Këto ditë në Bujanoc, nga Shtëpia e Kulturës,u shpërngul-zhvendos kryesia (jo legale për popullin) e Këshillit “Nacional” në Kosovën Lindore dhe u vendosën në objektin e ish Komitetit të Lidhjes Komuniste. Kjo ndodhi ngase siç duket e kuptuan se nuk e kishin vendin në Shtëpinë e Kulturës por në Komitet .

Dikur vet pamja fizike e këtij Komitetit, për shqiptarët e Komunës së Bujanocit ishte një sinonim i frikës,dhunës fizike dhe i tmerrit. Në këtë Komitet përgatiteshin skenarët, planet operative nga më të kobshmit për diskriminimin,diferencimin ideo-politik, arrestimin, burgosjen, spastrimin etnik dhe likuidimin fizik të shqiptarëve.

Kryetari i Këshillit “Nacional”, qysh nga e kaluara e tij e ëndërronte një kolltuk në këtë Komitet krahas ish funksionarëve të atëhershëm serbo-shqiptarë!!!

Nuk thuhet ndoshta kot se historia përsëritet. Tani në këtë Komitet pas kaq vitesh të tmerrshme të ferrit të kuq serbo-komunist,luftës së përgjakur të UÇPMB-së ku dhanë jetën bijtë më të mirë të popullit shqiptar,aty po vendosen përsëri së bashku serbët dhe shqiptarët , por me uniforma të reja pluri-par-titiste, përsëri për t’i projektua planet operative me qëllim sfidimin e intelektualëve shqiptarë, mendimin e lirë dhe subjektet politike të cilat e kanë besimin e bazës-popullit,të gjithë ata që nuk mendojnë, veprojnë dhe nuk i menagjojnë-gjykojnë situatat politike si ata të Komitetit!!!

Ky Këshill jolegal “Nacional”, i emëruar nga Beogradi i cili jo më larg se vjet nxori një abetare për shkollat shqipe të Kosovës Lindore, pa flamur dhe pa identitet kombëtar. Po ky Këshill i emëruar nga lart ashtu gjysmak, jepte mendime, pëlqime e bile edhe urdhra për drejtorët e shkollave dhe projektet e sektorit joqeveritar.

ARKATANA

Po ky Këshill sipas oreksit komunist qe dy vjet gëlltiti fondin e Beogradit për zhvillimin e kulturës kinse nacionale në Bujanoc dhe arriti për ta shuar revistën e shqiptarëve javoren “Perspektiva” pas 200 numra botimi. E gjithë kjo lojë është për ta nxjerrë një gazetë kinse nacionale me emrin “Nacional”, thjesht, për ti mbuluar fondet e dërguara nga Beogradi, e cila tani për tani ka ngelur në nr. 53 të botimit të saj.

Pas këtyre veprimeve, ky Këshill kinse Nacional iu kthye çerdhes së vjetër,identitetit të origjinës së mëparshme komuniste,për t’i penguar lëvizjet e shqiptarëve.

Pavarësisht vendosjes në selinë e Komitetit të vjetër komunist, Këshilli ilegal “Nacional”, duhet ta dijë se nuk e ka përkrahjen e popullit, e pushteteve lokale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ky Këshill është i formuar nga Beogradi dhe vetëm atij ai i jep llogari. Prandaj çdo tendencë dhe përpjekje për ta ofruar dhe lidhur atë me popullin dhe vetadministrimin e pushtit lokal me direktiva nga Beogradi, është e kot dhe i paarsyeshëm.

Gjërat duhet ndryshuar dhe fati i intelektualëve nuk duhet të varet më nga individë e grupe të caktuara nga Komiteti dhe Beogradi, të cilat ushqehen nga kuzhinat e tipit të Vasa Qubrilloviqit, Andriqit, Millosheviqit, etj. me shpifje, shantazhe politike dhe dhunë fizike kundër veprimtarive me interes qytetarë e nacional.

Ky Këshill duhet të jetë nga populli dhe të jetë një Këshill gjithëpërfshirës Kombëtar, të cilin do ta dëshironin dhe përkrahnin gjithë shqiptarët e Kosovës Lindore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.