ARKATANA

Kujdes nga rikthimi i politikave millosheviqiane në Kosovën Lindore

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nga Isuf Bajrami- Nëpër faqet e mediumeve serbe dhe ato shqiptare, në Kosovën Lindore, tani paralajmërohet për një ndryshim në qeverisjen e pushtetit lokale të Komunës së Bujanocit.

Riza Halimi, në një takim me liderin e Partisë Socialiste Serbe, Ivica Daçiq, i cili është kryeministër dhe ministër i punëve të brendshme, ka kërkuar ndihmën e tij, për ta rrëzuar pushtetin lokal në Bujanoc.

Por, defekti i këtij takimi, nuk qëndron vetëm te iniciativa e “deputetit” Halimi, për ta përmbysur pushtetin lokal në Bujanoc, por te ajo se si bashkëpunon, një parti e cila i thotë vetes “demokratike”, me një parti socialiste sinë kohen e Millosheviqit me Rrahmon Morinën, e cila akoma i mban varret e hapura masive për shqiptarët e këtij rajoni.

Opozita shqiptare, në Bujanoc duke e përfshi këtu edhe Jonuz Musliun, nuk po pajtohet me humbjet e zgjedhjeve të 6 majit dhe nuk po zgjedh mjetet për t’a kthyer pushtetin e humbur me votat e popullit.

Riza Halimi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, njëherit “deputet” i emëruar nga lart në Parlamentin e Serbisë, me ndihmën e Beogradit, shantazhon pushtetin lokal në Bujanoc, duke krijuar kriza të ndryshme artificiale, me qëllim të riformatizimit të qeverisjes lokale, në favor të partisë së tij dhe SPS-it të Millosheviqit-Ivica Daqiqit.

Mobi Casa

Jo rastësisht Kryeministri serb dhe lideri i Partisë socialiste Serbe Ivica Daçiq ka deklaruar në Vranjë se për të është e pa logjikshme që partia e “deputetit popullor” Riza Halimi nuk është në qeverisjen lokale në Bujanoc. “Ne tani në Bujanoc kemi një situatë të palogjikshme. Lideri i PVD Riza Halimi është deputet popullor në Parlamentin e Serbisë. Nga ana tjetër partia e tij nuk merr pjesë në qeverisjen lokale. Kjo në vetvete prodhon një jostabilitet politik” ka deklaruar lideri i SPS, duke i përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Për kryeministrin serb, nuk është e qartë dhe e pranueshme se si mundet një parti të jetë në opozitë, ndërsa kryetari i saj të jetë në pozitë. Kjo ngjet vetëm me Riza Halimin, i cili nuk skuqet fare, pse po e shkatërron partinë e tij, për një pozitë të “deputetit”, me vota të vjedhura.

A nuk është ky Daçiqi pasardhësi i Millosheviqit e “pobratimi” i Rizës, i cili e zbrazi Medvegjën nga shqiptarët e po provon me të njëjtat metoda ta spastroj edhe Bujanocin e Preshevën nga shumica shqiptare?!

Nuk i ha palla Rizës, për këto rreziqe, mjafton, ai, të jetë deputet”, ta marrë një pagë të majme dhe ta mbaj me optimizëm anëtarësinë, duke e manipuluar me iluzionet se do ta kthej pushtetin në Bujanoc dhe Preshevë.

Ai, është dashur ta ngrijë postin e deputetit, në momentin kur partia e tij, tashmë është në opozitë në Preshevë dhe në Bujanoc.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.