Kujdes nga paratë e falsifikuara?
Gjilan – Ankuesja shqiptare shtetase e Kosovës ka raportuar në policinë e Kosovës në Gjilan se derisa ka qenë duke punuar në një Furrë Buke në Gjilan, një person rreth moshës 20 vjeçar ka blerë 3 byrek dhe 3 jogurt në vlerë prej 3 euro dhe ka paguar me para në vlerë prej 100 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Kartëmonedha e lartshënuar është konfiskuar nga policia dhe ju ka bashkangjitur rastit. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit i njëjti ka urdhëruar që të iniciohet rasti dhe të kualifikohet “Falsifikim i parasë” si dhe t`i referohet Hetimeve Rajonale për zhvillimin e hetimeve njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


