Eko Higjiena

Kujdes nga mjetet piroteknike

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Dukuria e përdorimit të mjeteve piroteknike në mënyrë të pakontrolluar gjatë festave, po përbënë shqetësim edhe për organet policore. Komandanti i stacionit policor të Kamenicës, Nazif Hajrizi, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga festimet e pakontrolluara dhe përdorimi i tepërt i mjeteve piroteknike.

“Çdo vit kemi pasur lëndime nga mjetet piroteknike, kryesisht të fëmijëve, fatmirësisht këtë vit, nuk është regjistruar ndonjë rast i lëndimeve. Përdorimi i fishekzjarrëve duhet të jetë gjithmonë i kontrolluar prej personave të rritur, duke iu përmbajt rregullave të sigurisë në mënyrë që të evitohen të gjitha pasojat e mundshme”, ka thënë Hajrizi për radiopremiera.

UBT

Sipas tij, shitja e mjeteve piroteknike është e paligjshme dhe ka paralajmëruar masa ndaj shitësve ambulantë. “Kjo është e rregulluar me ligj dhe bie mbi domenin e inspektoriatit. Ne para pak ditësh jemi takuar me ta dhe jemi marrë vesh që inspektoriati bashkë me policinë t’i kushtoj rëndësi më të kufizimit të shitësve ambulantë. Policia do t’iu ofroj të gjithë qytetarëve siguri të mjaftueshme për të festuar dinjitetshëm”, ka theksuar komandanti i Stacionit Policor të Kamenicës./rajonipress/