Eko Higjiena

Kuislingët me kravata dhe ligjërata e një monstrumi

/ 10 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Hakif Bajrami – E kam studiuar Sigmund Frojdin më 1981, 1989 dhe më 2016/7, jo për ndonjë interes personal, por për ta studiuar personalitetin e monstrumit dhe monstruozitetin, që është i gatitur gjenetikisht me krenari ta imitojë dhe ta shndërrojë në praktikë konceptin tipik të vrasësit të realitetit, për interes racist dhe klanor, për interes ideologjik dhe kolonial (partiak), monstrumi konceptual që është i gatshëm për bindjet e ndjenjave të interesit të “turmës ideologjike të tipit isufient të ultësisë dhe interesit personal”, pa ndjenja dhe pa dituri solide, për jetë, që i takon një shtrese groteske dhe paradoksale, ta shesë atdheun (ose një pëllëmbë të tij, H. B.), dhe çdo gjë që e rrethon, me të vetmin qëllim që të mbetet në “piedestalin e fuçisë intrigative, koherente pushtetore”. Këtë koncept kurrë nuk kam mundur ta gjejë në tipologjinë e atyre politikanëve dhe “shkencëtarëve” me grada të “samargjive” poltron, nus produkt i Dedinjës 1945-1999, që ishin dikur edhe nga Kosova fatmurge, dhe shanin e pështynin rininë dhe popullin, vetëm pse duhej t’u shërbenin padronëve okupatorë. E sot ku jemi?

Po thosha vetë me vete, hej a janë këta njerëz shqiptarë më 1981 dhe 1989, a janë këta katilët monstrumë që i ka lind ky popull? Por e kam biseduar edhe me shokëve se le të shajnë, por një ditë do të mbesin si gjelat në pleh, se janë plehu vet. I kam përcjellë edhe referatet e tyre nëpër mbledhje “Top sekret”, në cilësinë e drejtorit të Arkivit, sepse ato referate vinin nga regjistraturat në Arkivi, me destinacion që të ruhen dhe janë ruajt të gjitha. Kush dëshiron ta mësoj se çfarë është monstrumi njeri duhet t’i lexojë diskutimet e atyre komunistëve, por nuk do ta kuptojë paradoksalen, pa i studiuar këta të sotmit, që shesin territor për kërkesa nga ata që vet nuk i kanë zgjidhur kontestet kufitare. Po çfarë mundet ta pajtojë dhe këshillojë dikush dike kur në shtëpinë e vet, në vëllaznillëkun e vet në kuartin e vet ku banon dhe jeton, ku vepron dhe frymon së njeri homo sapiens e nuk është kurrkush.

Ajo periudhë e monstrumëve politikë (1981) dihet se në Kosovë ka zgjatë mbi dhjetë vjet. Pa mund të shtyhet kufiri i monstrumëve politikë edhe më herët. Por pas vitit 1989, ma nuk e kam kërkuar monstrumin politik të shqiptarit, që me tërë gurmazin thoshin: “Me këto ndryshime kushtetuese nuk humbim asgjë”. Po na përsëritet një tragjedi sot, para syve tanë, në shkallë monstruoze, madje groteskja dhe paradoksi përcillen në televizion. Po, po kishin serbët për eksport monstrum dhe kriminelë që i armiqësuan me tërë botën dhe dëshmuan me krime të papara, sa që bota e civilizuar dhe e lirë, themeloi tribunal të posaçëm për drejtësisë më 1993, ekskluzivisht për t’i hulumtuar veprimet monstruoze të kriminelëve me kravata. Dhe, ende monstrumët e Beogradit nuk pendohen, ende krrokatin se: “do të kthehemi në Kosovë dhe aty do të dëshmojmë se jemi bijë e bija të Shën Savës, popull i qiellit”. Jo, Hitleri rrallë shihet në fotografi me kravata, si ata që kanë vrarë dhe dhunuar e këta që shesin territore sot. Monstrumi politik është gjithnjë në gjendje mobile, i veshur me uniformë, karagjoz i zi dhe ndihet se kemi të bëjmë me një krijesë sui generis. Nuk skuqet monstrumi për asgjë, sepse pushkaton, pasi që i thuhet pa fakte, me urdhra që burojnë nga kolltukët finoke e të mykura dhe të qelbura, harbute që vrasin njerëz të pafajshëm, madje nëpër burgje dhe dalin publikisht edhe e akuzojnë viktimën! Këtë realitet se ku është vendi i tyre, mund ta shpjegonte vetëm Dante Aligieri nëpërmjet ferrit, purgatorit dhe përtej tyre.

Më 21 shkurt 2017, pata fatin e keq që ta mësoja më në fund se si duket krenar monstrumi kah e shpjegon tradhtinë kombëtare. Po, i kishte varë lagja e monstumëve shumë harta dhe statistika të mbeturinave historike; thirreshin dhe mateshin fjalët e peshuara në monstrumitet sikur kur rrjedh një kanalizim i ndytë, ku pastaj kundërmon në regjion i tërë. Dhe, për një çast, mendova, kundërmimi i kanalizimit a ka baktere helmuese, ka, por ato nuk flasin por shkaktojnë vdekje totale, të baktereve të mira kah kalon, edhe në këtë tokën tonë.

Uji Dea

E këta, monstrumët që folën shqip, nuk lanë asgjë pa helmuar dhe atë helmim e bërën me krenari, ashtu sikur t’i kishte mësuar Neroni i Antikës. Shumë larg kam shkuar, por për t’i studiuar këta tipa monsturumësh, duhet hapësirë e gjatë analitike eksplikative, dhe jo individualisht, por një ekip i tërë i historianëve të filozofisë së politikës, sepse këtu nuk ka shenja për drejtësi solide. Dhe shembuj të tillë nuk mund të gjinden gjetiu, përpos në mes mureve të pallateve të historisë Bizantine, të rekonkvistës dhe ndjekjes së shtrigave nga Vatikani në Mesjetë nëpër tërë Evropën. Atëbotë (Mesjetë e hershme), ku nëna për karrige ia nxjerr djalit të dy sytë, për ta kthyer në invalid, dhe për të mos ardhur në fron. Ja ku jemi ngjashëm, por fronin do ta fitojmë sepse populli jonë në fronin e dëlirësisë është i pastër, sepse jemi të dëlirë dhe faktet janë në anën e Kosovës. Lexoni “Fletoret zyrtare” të ish-Jugosllavisë, të Serbisë, Malit Zi dhe të Kosovës, ore të gjorë që “nuk humbni territor”, po a nuk mësuat prej atyre që “nuk humbnin asgjë me ndërrimet kushtetuese”, më 1989, po a nuk mësuat asgjë prej atyre që thoshin në pikë të ditës se ”… këta të UÇK-së janë të frustruar nga Serbia”?!

Po, e kam pas lexuar edhe Rene Dekartin dhe të gjithë racionalistë tjerë: B. Spinozen, G. Lajbnicin… për racionalizmin e tyre gjenial. Por nuk kam mundur ta mësoj kurrë iracionalizmin për tradhtinë më 10 korrik 1945, për mosntrumët politikë deri më 23 III 1989, alias më 21 shkurt 2017, në Panelin që e kishte teledirigjuar Qeveria kukull -kuislinge e Brukselit, e që me krenari të shpjegonte marri dhe të plasojë intriga që as qeni nuk do t’i hajë edhe nëse do të mbetet i uritur. Ta dini, lexues të nderuar: As qeni nuk do t’i hajë, sepse janë të gjitha fjalët e tyre intriga dhe falsifikime monstruoze. Po si është e mundur që dokumenti zyrtar shtetëror, i atij shteti që i ka vizatuar ata kufij në Rugovën martire, e këta monstrumët mos t’i pranojnë. Kah dhe kush ka menduar prej atyre gjeografëve që u përmenden se nuk kanë bërë gabime në hapa, dhe as që ishin për Republikën e Kosovës. Jo të gjithë! Të gjithë i njohim dhe ua dimë rezultatet. Por, pse nuk hulumtohen fletoret zyrtare, aty ku janë vizatuar kufijtë hap pas hapi, guri pas guri, pa siguri. Pse nuk i prezantuat edhe hartat që janë dëshmi e kundërt. E këta janë pikantruar si i trenti në kos, pas kadastrës s Murat Mehes dhe statistikave Tomor Qelës, me fjalë boshe të dhe false të Dushan Mugoshës e kohës monstruoze të kolonizimit agrar 1918-1941 me 8116 harta kadastrale që gjinden në AJ. S. 66; 96, 14; 37;38; 74. Pse nuk pranohet hartografi Muharrem Carabregu, more të gjorë. Po kush i njeh hartat më mirë se ai, po pse nuk merret në pyetje ai që ka qenë drejtor i rrugëve dhe i ka përcjellë investimet deri në pikën e Qakorit dhe Kullës. Pse nuk dilni e të gjeni gurët në kufi, që janë ruajtur. Bisedoni me popull. Që besa as Dushani e Gjakoviqi, as Punisha Raçiqi, as Miliq Krsta, as Savë Batarja, as Mihajlo Cerviqi, nuk ka pas miq më të mirë se juve. Mjerim, që nuk keni jetuar në kohën e tyre. Të gjithë ata, nuk do të dinin kaq tradhtisht të punonin për fatin e Kosovës. Kështu si ia kanë nisë, këta vetëm oborret e shtëpive të tyre, do t’i vizatojnë në listat kadastrale dhe në Kushtetutë. O Esat Pasha, o tempores, via mortus insufineta!

Kush e ka shpikë këtë tradhti për të falë territore të pastra shqiptare denbabaden, dhe me marrë viza për t’u shëtitur nëpër Evropë, pa fituar asgjë, këtë vetëm banditët me kravata po e bëjnë. Shikojeni se si lëvizte para auditoriumit zëdhënësi i komisionit fals të Hivzi Islam plagjiatorit me nam! Ishte ai far Qela krenar se po shpjegon diçka. E kujtova Ibrahim Qelën, vrasësin e Bacë Hasanit në Selanik. Dhe është burrëri ta dëgjosh një tradhti të tillë, deri në fund. E vërtetova se kam durim ende përtej normave normale, madje ta dëgjojë banditizmin qeveritar, duke luftuar për ta tradhtuar popullin dhe pronën e tij, djersën e tij, nga Antika e këndej. Hej, Rugova kurrë nuk ka mundur të sllavizohet. Këtë parim e kemi mbrojtur në të gjitha tryezat shkencore me dinjitet. E ju, po e gjymtoni Klisyrën e Rugovës me do viza që nuk do t’ua japin për derisa mbi gjysma e shqiptarëve të marrin pasaporta serbe. Lexojeni si enciklopedia e botuar në Beograd 1969, thotë tekstualisht: “Klisyra e Rugovës shtrihet nga Peja e deri në Qakor”. Ore njerëz, ku jeni dhe për kënd punoni. Ju nuk ia doni të mirën as Malit Zi. Po, mund të ketë ndonjë Plavjanë që del e thot se : “Kam prona andej Zhlebit”. Po edhe ndonjë rugovas të thotë se kam prona afër Palvës dhe Gucisë, por kufijtë shtetëror nuk përcaktohen kah janë arat dhe kullosat individuale. Si caktohen kufijtë shtetëror dihet; me drejtësi dhe pa te, por një kriter duhet respektuar, siç është relefi dhe rrjedha e ujit, etnografia që nuk është respektuar fare etj. Por, zor se do të tradhtohet popullsia e Rugovës. Këtë e di. Ajo që e njoh nuk do të lejojë një faqe të zezë kombit-shtetit Kosovës, ajo që e kam parë e provuar në shumë raste 1974-1985. Jo rugovasi është i bindur në zakonet dhe adetet e veta dhe lufta e tij është ekzemplar lirie dhe sovraniteti, jo vetëm për ato kreshta Arbërore, por për të gjitha trojet e veta kombëtare. Ne nuk duam tokë të huaj, më tha një dukagjinas inteligjent këto ditë. Është shumë e shëndetshme një kulturë e tillë popullore.