UBT

Kufca e Epërme kërkon prani më të shtuar të policisë në orët e vona të natës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në takim është biseduar për gjendjen e tanishme të sigurisë dhe është vërejtur shqetësimi dhe frika e banorëve me rastin e incidenteve të fundit.

Kryetari i Komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq ka marrë pjesë në takim me banorët e fshatit Kufc e Epërme, me rastin e incidenteve të fundit në këtë fshat.

Uji Dea

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe zëvendës komandanti i stacionit Policor të Novobërdës, përfaqësuesit e KFOR-it dhe përfaqësuesit e OSBE-së.

Në takim është biseduar për gjendjen e tanishme të sigurisë dhe është vërejtur shqetësimi dhe frika e banorëve me rastin e incidenteve të fundit.
Pas diskutimeve janë dakorduar që të krijohet formimi i trupës punuese e cila do t`i koordinon punët e përbashkëta Komunë, Polici dhe banor.
Të përsëritet kërkesa Ministrisë së Punëve të Brendshme për ndërrimin e kategorisë së stacionit Policor të Novobërdës nga kategoria C në kategorinë B.
Përgatitja e memorandumit të bashkëpunimit të S.P. Novobërdë dhe S.P. të Gjilanit.
Të rritet prania e policisë në teren prej orës 01-05.
Përmirësimi i bashkëpunimit/koordinimit të Policisë me Qytetarë në gjithë territorin e komunës së Novobërdës.
Raportim i rregullt i Policisë mbi përparimet dhe avancimet mbi gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunën e Novobërdës./rajonipress/