Eko Higjiena

Kuçi, Vuçiqit: Mos guxo ta shkelësh sovranitetin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zv/kryeministri i Kosoves, Hajredin Kuçi i është përgjigjur menjëherë kërkesës së homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq i cili ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar në Kosovë që të lejoj hyjnë e policisë serbe në Kosovës pas incidentit në shkollën “Sveti Sava”.

“Faleminderit Vuçiqit, por ne e kemi EULEX-in dhe KFOR-in dhe e ftoj Vuçiqin të mos brengoset. Nuk vjen në konsiderim që me asnjë kusht që asnjë mekanizëm tjetër, pos policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it të bëjë ndonjë veprim atje. Çdo ndërhyje nga ndonjë shtet fqinjë është shkelje e sovranitetit. Ne kemi kërkuar nga policia, KFOR dhe EULEX që të bëjnë maksimumin dhe atë do të menaxhojnë situatën”, ka qenë përgjigjja e Kuçit për ORAinfo.

Vuçiq i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar që të lejojë ndërhyrjen e policisë serbe në Mitrovicë të veriut, në mënyrë që t’i arrestoi siç ka thënë ai, ata që kanë prishur rendin.

Vuçiq ka thënë se i nevojitën vetëm 45 minuta për ta kthyer normalitetin në atë lokalitet, raporton “Blic”.

Uji Dea

Por siç ka thënë ai, nuk ka marrë ende ndonjë përgjigje nga zyrtarët serb për këtë kërkesë.

Serbia kërkon intervenimin e MUP-it serb në veri
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuqiç kërkon leje që Policia e Serbisë te hyjë edhe zyrtarisht në Mitrovicën e veriut vetëm për 45 minuta qëndrim, që të sjell rend dhe t`i mbroje kutitë e votimit.

Vuçiq tha se duhet të ndryshojë gjendja që është tani në veri të Mitrovicës, shkruan Kurir.