Fundamenti

Kuçi: Ushtria dhe marrëveshja me Serbinë, më të rëndësishme sesa liberalizimi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka thënë se në të gjitha pikëpamjet, Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave para Serbisë, Ukrainës e shteteve të tjera.
Kuçi ka thënë se do të japë dorëheqje pas premtimeve të bëra kohë më parë.

“Deri në votimin e ushtrisë do të mbetem deputet, por do të rishikoj pozicionin tim”, ka deklaruar ai.

Deputeti i koalicionit qeverisës ka thënë në RTV Dukagjini se formimi i ushtrisë dhe arritja e një kompromisi për dialogun janë çështje më me rëndësi se liberalizimi i vizave.

“Unë do të mbajë qëndrimin tim, por data 14 dhjetor [votimi i ushtrisë] është shumë e rëndësishme”.

GRANDEMALL

“Jam munduar të jem i përgjegjshëm me votuesit e mi dhe besoj se deri tani i tillë kam qenë…Nuk kam pasur asnjë aferë edhe në funksione tjera. Puna më e vështirë është ajo e kryetarit të komunës”.

Kuçi ka përsëritur se vizat nuk janë asgjë në krahasim me votimin e ushtrisë së Kosovës, apo dialogun, përcjell Telegrafi.

“Liberalizmi për mua është i parëndësishëm në krahasim me ushtrinë dhe përmbylljen e dialogut”, tha Kuçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.