Eko Higjiena

Kuçi: PDK i do zgjedhjet në qershor

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Partia Demokratike insiston që zgjedhjet të mbahen në qershor. Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.

Megjithatë, sipas tij, java që vjen është vendimtare qoftë për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve, qoftë për shpërbërjen e Kuvendit, qoftë për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve.

“Javën që vjen vendoset (për zgjedhjet). PDK është që zgjedhjet të mbahen këtë gjysmë vit”, ka thënë Kuçi.

Ndërkaq, i pyetur se a do të ketë kompromis me pakicat për kalimin e projektligjit për Forcat e Armatosura, Kuçi ka thënë se duhet të ketë qasje konsensuale nga të gjithë.

“Duhet të kemi qasje konsensuale të gjithë për këtë çështje dhe pa vendosur kushte”, i tha Kuçi Gazetës Blic.

Hidromorava

Ndërkohë, gjatë ditës mediat kanë raportuar se të hënën (nesër) vendoset për FAK-un, por zëvendëskryeministri Kuçi e ka mohuar një gjë të tillë.

“Nuk besoj se nesër vendoset ngase kryeministri është jashtë vendit”, tha i dyti i ekzekutivit.

Në anën tjetër, minoritetet kanë paralajmëruar se nuk do ta votojnë shndërrimin e FSK-së në FAK, nëse nuk u votohet kërkesa e tyre që t’u vazhdohen vendet e rezervuara edhe për dy mandate. Mirëpo, partia më e madhe opozitare, LDK-ja e Isa Mustafës dhe Vetëvendosje e Albin Kurtit, tashmë janë shprehur publikisht kundër vendeve të rezervuara.

Për të kaluar FAK nevojiten votat e 2/3 e të gjithë deputetëve dhe votat e 2/3 e deputetëve minoritarë. /Gazeta Blic/