Eko Higjiena

Kuçi: Pas ristrukturimit, EULEX pa kompetenca ekzekutive

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Qeveria e Kosovës kërkon që 15 qershori të jetë datë përfundimtare kur EULEX-i do të shkarkohet nga kompetencat ekzekutive, për t’ia kaluar ato vendorëve, dhe mandati i tij të kalojë kryesisht në pjesën e monitorimit, mentorimit dhe këshillimit.

Këtë e konfirmon për RTK-në zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. Sipas tij, në përjashtim të rasteve aktuale, po vazhdohet me negocimet që pas 15 qershorit roli i misionit të EULEX-it të jetë krejtësisht ndryshe dhe se marrëveshja përfundimtare do të jetë në mes Kosovës e BE-së, e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës

Kuçi do të jetë në krye të negociatave për ristrukturimin e EULEX-it. E kjo, sipas tij, do të bëhet në bashkëpunim me akterët politik vendorë dhe ndërkombëtarët.

Eco Higjiena

“Sikurse mbikëqyrja e pavarësisë, ashtu edhe misioni i EULEX-it do të përfundojë në përputhshmëri të plotë në mes institucioneve të Kosovës dhe aktorëve ndërkombëtar”, siguroi Kuçi.

Ai theksoi për RTK-në se një prej detyrave që do ta ketë ky mision pas ristrukturimit, do të jetë edhe mbikëqyrja e marrëveshjeve të arritura në mes Prishtinës e Beogradit.

Sipas Kuçi, me këtë hap Kosova nuk po e izolon vetën nga BE-ja, përkundrazi, Kosova po e ushtron sovranitetin e vet në mënyrë të plotë sikurse të gjitha shtetet e pavarura dhe njëkohësisht po hyn si partnere e barabartë edhe në partnership me BE-në.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.