Eko Higjiena

Kuçi: Pantiçit i dhamë leksion në zgjedhjet e kaluara

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se kushtëzimet e Krstimir Panticit drejtuar Qeverisë së Kosovës, që ai do të të rikandidojë për të parin e komunës Mitrovica e veriut vetëm nëse Prishtina zyrtare garanton se i gjithë procesi zgjedhor do të jetë neutral ndaj statusi, janë të papërfillshme.

Kuçi theksoi se kjo çështje është e qartë me marrëveshjet e arritura në Bruksel në mes Prishtinës dhe Beogradit, për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

“Besoj se Pantic ka marrë leksion nga zgjedhjet e kaluara”, ka thënë Kuçi për Telegrafin.

Hidromorava

Ish-kandidati i listës “Srpska” për kryetar të Mitrovicës së veriut, Kërstimir Pantic, i cili duke mos u betuar ktheu gjithë procesin mbrapsht, i ka çuar “selam” Prishtinës, se do të rikandidojë për kryetar të Mitrovicës së veriut, vetëm me kushtin që të plotësohen kërkesat e tij dhe për këto të marrë garanci.

Ai ka deklaruar për media se do të mendojë për rikandidim, vetëm në rast se Prishtina e garanton atë se i gjithë procesi zgjedhor do të jetë neutral ndaj statusit dhe nëse të gjitha komunat veriore do të fitojnë status të veçantë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.