FIDANISHTJA

Kuçi “optimist”: Kosova në Be pas vitit 2020

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Kosova nuk mund të shpresoj të hyjë në Bashkimin Evropian deri pas vitit 2020.

Ish-zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se do të ishte i lumtur nëse do të hyjmë në BE pas vitit 2020 dhe nëse liberalizimi i vizave të ndodhë brenda tri viteve.
“Në vitin 2004 pata deklaruar për media unë e kam thënë se do të isha i lumtur të hyjmë në BE në vitin 2014 dhe jam kritikuar për këtë. Tani po them do të isha i lumtur të hyjmë ne BE pas vitit 2020 dhe unë e di që do të kritikohem. Unë jam pak më i lirë tash me folë. Procesi i liberalizimit të vizave askund nuk ka shkuar më shumë se një vit, mesatarja shkon deri në tre vjet dhe nëse do të ishte në mesin e këtyre dyjave, unë jam i kënaqur. Për proceset integruese nuk janë shumë”, tha Kuçi, transmeton RTK.

Kuçi tha se një nga proceset kryesore është raporti mes vendeve të rajonit, duke shtuar se BE-ja nuk pranon shtete që kanë çështje të paqarta dhe të pazgjidhura mes vete. Ai tha se në këtë drejtim duhet të rregullohen raportet me vendet e rajonit.

FITORJA

“Problemi ynë me BE-në është fakti që pesë shtete anëtare nuk e kanë njohur ende Kosovën. Mendimi personal për të hyrë në BE është që të hyjmë si bllok si rajon. Ose secili prej nesh që hyn i pari në BE të vejë dy kushte: që të njohim njëri-tjetrin në kuptimin e sovranitetit dhe tërësisë territoriale si dhe të garantojmë që të mos e vejmë të drejtën e vetos fqinjit tjetër”, tha Kuçi.

Gjatë ligjëratës së tij, profesor Kuçi u tregoi studentëve hapat konkret që janë ndërmarrë për procesin e liberalizimit të vizave. Ai tha nëse arrin Kosova të plotësoj të gjitha kushtet dhe të bëjë të gjitha detyrat që i janë caktuar, atëherë janë shtetet anëtare të BE-së , nëse janë të gatshme të pranojnë dikë tjetër në familjen e tyre. Ekziston frika nëse Bashkimi Evropian është ngopur, tha Kuçi në ligjëratën e tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.