Kuçi: Në Kosovë ka dështuar drejtësia ndërkombëtare, Gjykata Speciale është politike

Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, thotë se për krimet e luftës, nuk ka dështuar drejtësia vendore por ajo ndërkombëtare.Ai thotë se në asnjë vend botë nuk ka ndodhur që sistemi i drejtësisë të kontrollohet nga ndërkombëtarët si në Kosovë. Prandaj, thotë ai, ka dështuar sistemi i drejtësisë ndërkombëtare e jo i Kosovës.
“Në asnjë vend në botë nuk ka ndodhë që sistemi i drejtësisë të jetë e kontrolluar nga ndërkombëtarët. Krimet e luftës që kanë qenë të kontrolluara nga UNMIK’u tani janë në dorë të EULEX’it. Kështu që nëse kanë dështuar, ka dështuar drejtësia ndërkombëtare”, ka thënë Kuçi në emisionin “Betimi për Drejtësi”.
Ai thotë se Gjykata Speciale është çështje politike dhe nuk ka të bëjë asgjë me drejtësinë.
“Gjykata Speciale është faturë politike që po e vendosin në kurriz tonin. Gjykata Speciale është mos me reagu Rusia në Këshill të Sigurimit. Mua ma ka thënë prokruori Ëilliamson. Politika e ka propozu, politika po e ndalon mos me dërgu në Këshill të Sigurimit. Nuk ka të bëjë asgjë me drejtësi. Në Kosovë ka gjyqtarë dhe prokurorë të EULEX’it, ka KFOR. Ju garantoj që më e madhe siguria është në Kosovë se na Holandë”, ka thënë Kuçi.